Lajm i mirë/ Manastirliu: Më 1 tetor hapen bar-kafetë, restorantet dhe pishinat në ambiente të mbyllura, por jo klubet e natës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet e sigurisë për rihapjen nga data 1 tetor të bar-kafeve, restoranteve dhe pishinave në ambientet e mbyllura.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu përmes një komunikate për mediat bëri me dije se respektimi i protokolleve të sigurisë për këto biznese do të jetë një kusht i panegociueshëm.

Deklarata e plotë e ministres Manastirliu:

Shqipëria hyn në javën e 40 të epidemisë së Coronavirusit, një sfidë e vështirë me të cilën po përballemi prej shtatë muajsh.

Dua të falenderoj nga zemra mjekët, infermierët, farmacistët, ekipet e urgjencës, dhe gjithë stafi mbështetës që shërbejnë plot profesionalizëm dhe përkushtim

Në çdo cep të Shqipërisë, në spitale dhe qendra shëndetësore. Po ashtu dua të falenderoj për kujdesin e treguar në zbatimin e protokolleve të sigurisë në shkolla ne këto dy javë të para të fillimit të vitit shkollor, stafet e institucioneve shkollore, mësuesit dhe nxënësit por edhe të gjithë prinderit.

Një punë e madhe është bërë në terren nga koordinatorët e shkollave në bashkëpunim me NJVKSH për të identifikuar, testuar dhe izoluar në kohë cdo rast të dyshuar, për të ndjekur dhe trajtuar cdo rast të konfirmuar dhe për të shmangur përhapjen e virusit në institucionet arsimore dhe komunitet.

Rikujtojmë edhe një herë të mos neglizhohet në asnjë ditë, kujdesi ndaj masave të higjenës, mbajtja e maskës, pasi periudha e vjeshtës kërkon më shumë angazhim nga të gjitha palët.

Të dashur qytetarë, Gjatë këtyre muajve të luftës sonë të përditshme me virusin, ne nuk i kemi ndalur për asnjë çast përpjekjet tona, duke bërë maksimumin e mundësive për mbrojtjen e shëndetit tuaj.

Kemi siguruar mjetet e mbrojtjes personale për stafet tona mjekësore, furnizimet e nevojshme dhe medikamente në spitalet Covid, kemi përgatitur për çdo eventualitet, dyfishimin e kapaciteteve në shtretër duke përfshirë edhe spitalet rajonale, kemi shtuar testimet, gjurmimin dhe kemi fuqizuar ekipet e epidemiologëve të terrenit, për të zbatuar sa më me efikasitet strategjinë tonë të kufizimit të përhapjes së koronavirusit.

Lexo edhe :  11 maji/ KQZ miraton regjistrimin e 3 koalicioneve! Berisha shkon në zgjedhje me Metën

Në vijim të Paketës së Masave, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar Protokollet e posatshmë të sigurisë për rihapjen nga data 1 Tetor, te restoranteve në ambiente të mbyllura, bar-kafeve dhe pishinave në ambiente të mbyllura, ku distancimi fizik, higjiena dhe mbajtja e maskës nga stafet që shërbejnë është e detyrueshme në cdo subjekt.

Besoj te gjithe biem dakort se respektimi i rregullave dhe protokolleve te sigurise eshte KUSHT I PANEGOCIUESHEM per te vijuar pa nderpreje aktivitetet e biznesit dhe të shërbimeve dhe qe ekonomia të mos cënohet nga kufizimet e detyruara për shkak të ruajtjes së shëndetit publik.

Sjellim në vëmendje se do të vijojnë të mbeten të mbyllura sipas Aktit Normativ të miratuar në muajin Korrik, të gjitha klubet e natës, lounge-bar, pub-e, diskot apo veprimtari të këtij lloji. Task-Forca e inspektimit te protokolleve anticovid, Policia e shtetit dhe pol bashkiake do te inspektojnë zbatimit të masave dhe protokolleve duke ndërmarre masat sipas legjislacionit ne fuqi ne rast te shkeljes se protokolleve me qellim mbrojtjen e shëndetit tuaj.

Gjatë këtyre muajve kemi mësuar sesi mund të përballemi me këtë virus. Mbi të gjitha, mësuam se nëse duam ta luftojmë këtë virus duhet që të jemi të bashkuar në një front, autoritetet shëndetësore dhe qytetarë. Nëse duam që ne vetë, njerëzit tanë më të dashur, të dalin të padëmtuar nga kjo luftë, duhet që të vazhdojmë të zbatojmë me përgjegjshmëri rregullat e thjeshta te distancimit social, higjenës dhe mbajtjen e detyrueshme të maskës.

Nëse duam qe aktivitetet ekonomike te mos pengohen, qe ekonomia te ece përpara, duhet te marrim përgjegjësinë që na takon, duke nisur nga institucionet, biznesi dhe tek çdo qytetar, duke vene shëndetin te parin!

 

Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

“Mbyllja e Tik Tok censurë”, Topalli: Rama në 2021 mbylli dhe kufirin më alibinë e Covid…

Mbyllja e platformës TikToK dy muaj para zgjedhjeve të 11 majit për koordinatoren e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli,...

“Histerike, ik pir**u!”/ Andi Bushati sherr me Klodiana Lalën, largohet nga studio

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar përgjimi i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga SPAK dhe ka patur një debat të fortë...

Veliaj: Si penetruan në majën e drejtësisë juristë me 5-a?

Kryebashkiaku Erion Veliaj flet ekskluzivisht për Report Tv nga burgu, aty ku ndodhet prej 25 ditësh. Për herë të parë, Veliaj ‘shfaqet’ në televizion falë...

15 Marsi, dita kur ose duhet të mbyllim TikTok-un, ose SPAK-un

Nga Mero Baze 17 vjet më parë, 15 marsi qëlloi e shtunë, njësoj si këtë vit. Ndërsa njerëzit ende nuk ishin nisur nga Tirana për...

Zgjedhjet/ Katër emrat e kryebashkiakëve që do të lënë mandatin për t’u bërë deputetë

Kur na ndajnë thuajse dy muaj nga zgjedhjet e 11 majit, ethet e listave të partive politike kanë nisur. Të gjithë shpresojnë ta shohin veten...

Lajme të tjera

Web TV