Pajisja me pasaporta për emigrantët, ambasada shqiptare në Greqi ndryshon procedurat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada shqiptare në Athinë ka ndryshuar procedurën e aplikimit dhe marrjes së pasaportave dhe mjeteve të identifikimit.

Ky fakt është bërë i ditur nga ambasada përmes një njoftimi në faqen zyrtare të ‘Facebook’-ut. Sipas ambasadës, data e takimit jepet për 10 ditë pune nga momenti i aplikimit dhe shpërndarja e pasaportës realizohet për 4 javë.

Sipas saj, brenda muajit tetor të këtij viti, koha e pritjes për marrjen e shërbimit do të shkurtohet në 5 ditë pune dhe në total dokumentet biometrike do të dorëzohen për 3 javë.

“Duke filluar nga data 27 korrik 2020 Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ka kryer procedurat për pajisje me pasaportë dhe kartë ID për 19.331 shtetas. Gjithashtu në këtë hapësirë kohore janë shpërndarë 18.575 dokumente biometrike.

Më e rëndësishmja në këtë iniciativë është fakti se SOT data e takimit jepet për 10 ditë pune nga momenti i aplikimit dhe shpërndarja e pasaportës realizohet për 4 javë.

Brenda muajit Tetor 2020 koha e pritjes për marrjen e shërbimit do të shkurtohet në 5 ditë pune dhe në total dokumentet biometrike do të dorëzohen për 3 javë.”, shkruan Ambasada./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Interesat e kredive, bankat fituan rreth 18 miliardë lekë në 6 muaj

Bankat në vend fituan gati 18 miliardë lekë apo rreth 180 milionë euro në gjysmën e parë të vitit....

Me SIGAL dhe siguracionin KASKO, udhëtimi juaj bëhet më i sigurt

Çdo drejtues automjeti papritur mund të bëhet pjesë e një aksidenti rrugor. Vetëm shërbimi i ambulancës raporton mesatarisht 13 aksidente në ditë. 300 aksidente...

Rama ndan foto nga nisma për pastrimin e plazheve

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje ku qytetarë dhe turistë i janë bashkuar vullnetarisht nismës për pastrimin e plazheve në Shqipëri. Në postimin e...

I gjendet kokainë në makinë, policia italiane arreston 21-vjeçarin shqiptar

Një 21-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me 28 doza kokainë të gatshme për shitje. Sipas raportimeve, i riu...

Zhegrova publikon mesazhet me kryeministrin Rama: “Faleminderit!”

Pak më parë, u konfirmuar se Edon Zhegrova nga sot e tutje është një shtetas shqiptar. Me miratimin e presidentit të Republikës së Shqipërisë,...

Lajme të tjera

Web TV