Do konsultohem me avokatin”, Salih Mustafa nuk flet në Hagë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I akuzuari i Speciales, Salih Mustafa në seancën para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Hagë nuk ka pranuar që të deklarohet për fajësinë.

Ish-shefi i inteligjencës së FSK-së dhe ish-epror i UÇK-së, Mustafës i është komunikuar se për fajësinë mund të deklarohet në seancën e sotme, apo të vendosë që këtë ta bëjë brenda 30 ditësh.

“Brenda 30 ditësh do të thirreni që të pranoni fajësinë apo të deklaroheni fajtorë, nëse doni mund të deklaroni menjëherë nëse pranoni fajësinë apo të deklaroheni i pafajshëm. Do të ju pyes, a keni pasur mundësinë që t’i diskutoni akuzat me avokatin tuaj”, kanë thënë nga Specialja.

Ndërkohë, Mustafa është shprehur se për fajësinë nuk do të deklarohet sot, pasi iu duhet kohë për të diskutuar me avokatin. “Nuk do të deklarohem sot, do të konsultohem me avokatin”, ka thënë ai.

Mustafa u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, më të njëjtën ditë. Aktakuza kundër Salih Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020.

Ajo e ngarkon Salih Mustafën me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rrugëtimi i valutës europiane, nga froni i lavdisë në hijen e “superlekut”

Nga froni i lavdisë, në hijen e “Superlekut”. Euro, monedha e artë e ëndrrave europiane, vite më parë sundonte...

Marrëveshja e Kumanovës: Fundi i luftës në Kosovë pasi u firmos kapitullimi ushtarak serb

8 Qershor 1999 Pas gati 11 javësh bombardimesh ajrore të pandërprera nga forcat e NATO-s kundër objektivave ushtarake dhe infrastrukturore në Jugosllavi, regjimi i Slobodan...

SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Ilir Metën

Prokuroria e Posaçme zgjat me 3 muaj hetimet për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ndërsa avokati i tij,  Kujtim Cakrani në një deklaratë...

Kërkoi lirinë kundrejt garancisë pasurore, Apeli i GJKKO merr vendimin për Veliajn

Ka përfunduar seanca gjyqësore në Apelin e Gjykatës së Posaçme për kryebashkiakun në detyrë të Tiranës, Erion Veliaj. Trupa gjykuese vendosi të lërë në...

Alibeaj: Berisha i lumtur me 11 majin, pas maskës së mërzisë i lexohet kënaqësia

Deputeti aktual i Parlamentit, Enkelejd Alibeaj, i cili nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ardhshëm, ka analizuar rezultatin e zgjedhjeve te 11...

Lajme të tjera

Web TV