Lleshaj: Vetëm përmes rinimit, do të ngremë Policinë në parametrat që meriton publiku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, shoqëruar nga zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë Albert Dervishaj dhe Drejtori i Akademisë së Sigurisë Bilbil Mema ndoqën sot nga afër ditën e parë të testimeve të aplikantëve për Patrullë të Përgjithshme.

Kjo është faza e dytë e testimeve, pas testit teorik ku studentët u renditën sipas pikëve të marra, në bazë të kuotave mbi bazë qarku.

“Kemi ardhur për të ndjekur sot testimin që kryhet në Akademinë e Sigurisë lidhur me pranimet e reja. Shihet me kënaqësi që ka një fluks të madh aplikantësh për vendet e hapura rishtazi në Akademinë e Sigurisë. Janë 2004 kandidatë, të cilët garojnë të fitojnë 400 vende të lira.

Është për t’u përshëndetur fakti se Akademia po zbaton standarde rigoroze me përzgjedhjen, transparente, të qarta për të gjithë kandidatët dhe është i rëndësishëm të përmendet fakti se me futjen e këtij grupi të ri prej 400 studentësh në Akademinë e Sigurisë ne investojmë përsëri në rinimin e Policisë së Shtetit”, u shpreh Lleshaj.

Më tej ai shtoi se, “Ky proces po ndodh në mënyrë intensive prej disa vitesh. Vetëm përmes rinimit të Policisë, vetëm përmes përmirësimit të cilësisë së punonjësve të saj, ne do të arrijmë që ta ngremë Policinë në parametrat që meriton publiku, në parametrat që kërkon siguria e vendit”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Sektorët më problematikë që vënë në rrezik punëtorët

Në vitin 2024 u regjistruan 177 aksidente të punë të raportuara nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Të...

Basha takim me shqiptarët në Greqi, dega e Athinës njofton datën

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në datën 23 mars do të zhvillojë një takim me shqiptarët në Athinë. Njoftimin e ka bërë të...

Arrestimi i Veliajt/ Analisti: SPAK po vepron si organizatë e paligjshme

Analisti Ilir Yzeiri shprehet se Partia Socialiste duhet të reformojë reformën në drejtësi nëse nuk do t’i kthehet në boomerang. Si shenjë të domosdoshmërisë për të...

“Po punon me njerëz të dyshimtë në Shqipëri”, LaCivita sulmohet nga njerëzit afër Trump

Evi Kokalari ka publikuar në rrjetet sociale një debat të ashpër mes Chris LaCivita, këshilltari i punësuar nga Sali Berisha për fushatën e tij,...

Kush përfiton nga marrëveshja e pensioneve me Italinë?

Senati italian ka miratuar me 129 vota pro dhe asnjë kundër marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Shqipërinë, duke e bërë atë më në...

Lajme të tjera

Web TV