Amerikanët në pritje të përballjes së parë Trim-Biden, ja çfarë pritet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Marko Bello

Dhjetëra miliona amerikanë pritet të ndjekin sonte duelin midis dy kandidatëve për presidencën e Shteteve të Bashkuara, i cili zhvillohet 35 ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit. Takimi, i pari nga tre të planifikuar, do të zhvillohet nën shenjën e pandemisë COVID, çka i detyron të dy kandidatët që të mos shtrëngojnë duart.

Debati i parë në zgjedhjet presidenciale amerikane u zhvillua 60 vjet më parë në Çikago, duke vendosur përballë John F. Kennedy dhe Richard Nixon. Ndërsa debati i sotëm do të zhvillohet ndërmjet kandidatëve me moshën më të vjetër në histori: Trump është 74 dhe Biden është 77 vjec.

Sipas marrëveshjes midis dy kampeve, temat e debatit do të jenë COVID-19 dhe lufta kundër tij, emërimi i një gjykatësi të ri në Gjykatën e Lartë, gjendja e ekonomisë dhe masat për të kapërcyer krizën aktuale, ekuilibri personal i dy kandidatëve dhe korrektësia e zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Si zakonisht në raste të tilla, një numër i madh ekspertësh do të ndjekin me kujdes fizionomitë dhe gjuhën e trupit të dy kandidatëve në momentet kryesore të debatit dhe do të përpiqen t’i zbërthejnë ato, duke kërkuar shpjegime të fshehura.

Ka pasur gjithashtu një interes të madh për performancën që Joe Biden do të ketë sonte, i cili, ndryshe nga Donald Trump, preferoi të qëndronte më i fshehur në selinë e tij të fushatës dhe të kufizohej kryesisht në intervista në internet. Por në fjalimet e tij të pakta, Biden u bë i famshëm për gafa dhe humbje të kujtesës, për të cilat kritikët pretenduan se ai është senil.

Sondazhet deri tani kanë parashikuar një fitore të Joe Biden, por asgjë nuk është e sigurt, pasi edhe Hilary Clinton shihej gjerësisht si fituese 4 vjet më parë, por në fund fitues rezultoi Donald Trump.

Lexo edhe :  Gjermani/ Rregulla më të ashpra për migracionin dhe më pak punëtorë nga Ballkani

La.Mi/Fjala.al

 

Të fundit

Putin: Ne dhe Kina do të miratojmë një dokument për parandalimin e nazizmit

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot, pas bisedimeve me Presidentin kinez Xi Jinping, se do të miratohet një dokument...

Legjenda Zanetti bekon yllin e Interit: Fiton Champions dhe ‘Topin e Artë’

Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe aktualisht zëvendëspresident i klubit, ka shprehur ëndrrën e tij për një kalim simbolik të stafetës: nga një kapiten...

FOTO: Rama parashikon mandatet e PS, shifrat e tij janë befasi totale para 11 majit

Njësoj si katër vjet më parë dhe në të njëjtën vend, kryeministri Edi Rama ka firmosur “memorandumin e Kuçit”, ku ka parashikuar rezultatin e...

Diaspora në rrezik, Jozefina Topalli thotë se “po bëhet manipulim masiv me votat”

Drejtuesja politike e PD në diasporë, Jozefina Topalli denoncoi sërish votat e diasporës në Greqi. Ajo i kërkoi KQZ që zarfat e Greqisë të mos...

Problemet me Greqinë, KQZ kërkesë kompanisë postare: Na informoni për 9 çështje…

Katër ditë para zgjedhjeve të 11 majit, vështirësitë me votën e diasporës mbeten të pranishme, sidomos përsa i përket çështjes së zarfave në Greqi. Komisioni...

Lajme të tjera

Web TV