Arsyeja e trishtë pse Cristiano Ronaldo nuk ka konsumuar kurrë alkool

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ai është një lider i lindur në fushën e lojës por dhe në jetën e përditshme. Shembulli i Cristiano Ronaldos është tipik i një kampioni të lindur. Ai është një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit dhe është shumë i lartë numri i atyre që pretendojnë se ai është ‘më i miri i të mirëve’.

Por sjelljet jashtë fushe janë ato që e bëjnë një futbollist më të kompletuar dhe në këtë aspekt CR7 është përsëri idhull i shumë njërëzve.Për shembull, ai nuk bën tatuazhe sepse dhuron gjak për njerëzit në nevojë, gjë që jo shumë njerëz. Por një nga faktet më interesante rreth jetës së tij është se ai nuk konsumon alkool. Ylli portugez nuk ka prekur kurrë një gotë alkooli me dorë, edhe kur situatat mund ta kenë kërkuar diçka të tillë.

Pas një titulli, ndërsa shampanja rrjedh lumë mes futbollistësh, CR7 është më shpesh i lumtur të pijë një gotë ujë. Ndërsa kjo e mban atë në gjendje kulmore fizike, Cristiano Ronaldo nuk pi alkool për shkak të babait të tij. Ai vdiq nga kanceri i mëlçisë, si pasojë e abuzimit me alkoolin. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ishte shpesh i pafuqishëm, kur u përball me problemin e babait të tij, që nuk hiqte dorë nga pija. Ai e refuzoi ndihmën e djalit të tij dhe pati fund tragjik. E kundërta ndodhi me vëllain, të cilin CR7 e nxori nga rruga e alkoolit dhe tani bën një jetë shumë të mirë, larg veseve. Kjo është një gjë e rrallë edhe për një njeri jashtë fushës së blertë, e jo më për një futbollist si Ronaldo, prandaj ai meriton respekt

Lexo edhe :  Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

S’mund t’i besosh Shqipërinë dikujt që s’i beson askujt

Nga Mero Baze Debati mes dy partnerëve në koalicion, Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt, është pasojë e qartë e mosbesimit...

Rritet në 1 milionë lekë granti i vetëpunësimit, aplikimet vetëm online

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime dhe shtesa të rëndësishme në programin e nxitjes së vetëpunësimit, me qëllim që të mbështesë më tej...

Zuckerberg në gjyq, investitorët kërkojnë 8 miliardë dollarë

Një padi kolektive prej 8 miliardë dollarësh e ngritur nga investitorë kundër drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, dhe drejtuesve të tjerë të kompanisë,...

17 korrik 1945 – Konferenca e Potsdamit, mblidhen Truman, Çurçill e Stalini

Më 17 korrik 1945, në qytetin e Potsdamit pranë Berlinit, tre udhëheqësit e kombeve aleate – Winston Churchill (Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar), Harry...

Horoskopi ditor, 17 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni se cilin dëshironi në anën...

Lajme të tjera

Web TV