Beatrix Ramosaj tregon momentet e saj të vështira që po kalon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, po përballet me një problem shqetësues javët e fundit. Ajo ka problem me gjumin dhe ka treguar se çdo mbrëmje është një luftë e vërtetë për të.

“Jam shumë e inatosur kam probleme me gjumin prej javësh. Nuk kam pasur probleme me paralizën e gjumit prej muajsh, por çdo mbrëmje është ende një luftë. Kam shmangur fjetjen me kurriz prej muajsh për shkak të paralizës së gjumit. Gjëja më e keqe. Kam nisur të fle me diçka para për të mbuluar fytyrën, ndryshe nuk mund ta përballoja”, ka shkruar Beatrix.

Ajo ka ndarë me ndjekësit edhe eksperiencën e saj me paralizën e gjumit dhe duket se për këngëtaren ka qenë një nga gjërat më të tmerrshme që ka përjetuar.

“Nuk e di nëse njerëzit e tjerë kanë parë burrin me kapele gjatë paralizës së gjumit, por tani jam sërish e frikësuar. E pashë një herë në fillim dhe kurrë më. Mbrëmjen tjetër nisa të dëgjoja zëra jo tokësor. E kam përjetuar disa herë dhe dëgjimi i zërave djallëzorë dhe ndjenja e një pranie të errët është vetëm një pjesë e saj”, ka rrëfyer Beatrix Ramosaj.

Image

Para një viti këngëtarja tregoi për ndjekësit e saj se përjetoi për herë të parë paralizën e gjumit dhe e cilësoi si një nga eksperiencat më të frikshme të jetës.

Çfarë është paraliza e gjumit?

Paraliza e gjumit është një fenomen që ndodh në momentin kur ju zë gjumi ose kur sapo zgjoheni. Kur kjo gjë ndodh ju jeni të ndërgjegjshëm sepse truri ju është zgjuar, por trupi jo, muskujt s’kanë marrë ende komandë nga truri që të lëvizin. Ka.Li/fjala.al

Lexo edhe :  Ermal Mamaqi: Regjisorët nuk më jepnin role, prandaj bëra filmat e mi

Image

Të fundit

Rama paralajmëron sistem të ri në furnizimin me naftë: Do të sjellë kontroll mbi çmimin

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria po përgatitet të hyjë në një fazë të re të...

Kriptomonedha Bitcoin arrin nivel rekord

Kriptomonedhat po rriten ndjeshëm, të nxitura nga politikat tregtare të SHBA-së dhe njoftimet e reja të tarifave të Donald Trump. Bitcoin arriti një rekord të...

“Ky është vetëm fillimi”- Rama paralajmëron tregtarët: Ka filluar konfiskimi i qumështit

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka deklaruar se ditën e sotme ka filluar procesi i konfiskimit të qumështit dhe bulmetrave pa faturë. Rama paralajmëroi tregtarët...

Aksioni i IKMT në Theth/ Rama: Nuk janë të shkretë për bukën e gojës!

Në mbledhjen me deputetët dhe drejtuesit e bashkisë së Tiranës, kryeministri Edi Rama ka komentuar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth,...

Kush është pas “pushtimit” të zemrës së Thethit!/ Rama paralajmëron banorët

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me deputetët e qarkut të Tiranës dhe drejtorët e Bashkive, Në fjalën e tij kreu i qeverisë u...

Lajme të tjera

Web TV