Fotot më komike të yjeve të Hollywood në kalimin ‘historik’ në tapetin e kuq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk e dimë për ju, por jemi disi të lodhur duke parë që të famshmin janë kaq perfekt në çdo dalje të tyre. Por ka pasur dhe momente kur kemi parë që dhe ata janë po aq njerëzor sa njerëzit e thjeshtë. Më poshtë po ju tregojmë disa nga situatat e tyre po aq sa të sikletshme dhe qesharake.

John Travolta nuk di të lexojë gjuhën e trupit

Kjo foto i tregon të gjitha. Në Oskarin e vitit 2015, aktori Grease John Travolta dukej pak i etur për një puthje ndaj aktores së njohur Scarlett Johansson. Aktorja u mundua të tregohej e kuptueshme, por fytyra e saj e tradhtoi.

Leslie Mann nuk mund t’i mbajë duart larg Cameron Diaz

Aktorja Leslie Mann dukej që kaloi një kohë të mirë në premierën e ‘Other Woman’ në 2014. Pas shfaqjes ajo dukej se nuk mund të mbante dot alkoolin duke bërë dhe sjellje jo profesionale pranë aktores Cameron Diaz. Leslie mund të jetë një grua e martuar, por kjo nuk e ka ndaluar dorën e saj endacake të kapë prapanicën e Cameron.

Liang Jingke mëson në mënyrën më të keqe se nuk duhet të veshë më fustan të ngushtë pas trupit

Mbrëmja e Festivalit të Filmit në Venecia në 2016 ishte pak dramatike për aktoren kineze, Liang Jinke e cila kishte veshur një fustan ngjyrë të gjelbër dhe tepër të ngushtë ndërsa u rrëzua në parakalimin e tapetit të kuq.

Lindsey Lohan rrëzohet ndërsa ishte në një festë

Aktorja e njohur e ‘Mean Girls’, Lindsey, në vitin 2014 u shfaq në titujt kryesor të mediave rozë pasi u rrëzua në ndërsa ishte duke festuar. Fotoja e shkrepur në momentin ndërsa ajo ishte rrëzuar u bë virale, por aktorja e kaloi me sportivitet këtë moment të sikletshëm duke u shprehur se kjo mund ti ndodh kujtdo.

Woody Allen harron se ku ndodhet

Në vitin 2008, Regjisori Woody Allen i hodhi një vështrim provokues gjoksit të aktores Scarlett Johannsen  ndërsa ishin duke pozuar për foto së bashku me Penelope Cruz.

Lexo edhe :  Egli Tako “thyen” heshtjen për raportin me Gjestin, si është marrëdhënia e tyre sot?

Krijuesit e ‘South Park’ janë guxojnë me veshje seksi

Krijuesit e filmit vizatimor ironik, ‘South Park’ guxuan shumë me veshjet e Oskar 2000. Trey Parker dhe Matt Stone ishin veshur me fustane magjepsëse. Trey zgjodhi një fustan të gjelbër smeraldi që lëkundej në erë, ndërsa Matt u shfaq me një dekolte e cila përfundonte në fund të këmbëve.

Helen Mirren rrëzohen në tapetin e kuq

Dame Helen Mirren u rrëzua në shkallët e tapetit të kuq në Festivalin e 65-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin në 2015. Ajo kishte veshur një fustan të gjatë, me dantella, jeshile të ndezur që fatkeqësisht u kap në thembra në mënyrën e gabuar. Në moshën 69-vjeç, ajo duket se kishte zotëruar se si të ngrihej me ‘lezet’.

Bradley Cooper përqafohet nga një i huaj

Aktorët Bradley Cooper dhe Michael Pena ishin në ‘20th Annual Screen Actors Guild Awards’ kur një gazetar ukrainas vrapoi te këmbët e Bradley dhe e përqafoi atë. Të gjithë menduan se Cooper do të reagonte keq, por aktori e trajtoi atë si një kampion.

Heidi Klum s’duhet t’i kishte besuar bashkë prezantuesit të saj

Ndërsa po bëhej ndarja e çmimeve Emmy në vitin 2008, në Los Angeles, ylli i televizionit, Heidi Klum dëshironte të skenonte një skenë sikur i binte të fikët dhe binte në krahët e partnerit. Por askush se priti, aktori Tom Bergerson as nuk luajti vendit, por e la të shembej në dysheme aktoren.

Adam Levine bëhet mburojë për modelen Behati Prinsloo

Këngëtari kryesor i Maroon 5, Adam Levine u tregua një kavalier ndërsa gruas së tij papritur fustani nuk I qëndroi në gjoks. Modelja e Victoria’s Secret përjetoi një situatë të sikletshme ndërsa fustani që kishte veshur në ‘Oscar Vanity Fair’ në vitin 2015 u lirua në gjoks.

Për më shumë foto ‘komike’ të yjeve ‘të përsosur’ të Hollywood-it, shfletoni galerinë e mëposhtme./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV