Johnny Depp i zhgënjyer me Hollywood: Ata të hedhin në rrugë pasi kanë mbaruar punë me ty

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I zemëruar nga trajtimi i marrë gjatë muajve të gjyqit të tij kundër aktores Amber Heard, aktori Johnny Depp thotë se është tërhequr nga çdo gjë dhe gjithçka që ka të bëjë me Hollywood-in. Depp mori pjesë në premierën e filmit të tij të fundit “Jeanne du Barry”, në Mbretërinë e Bashkuar.

Filmi historik i drejtuar nga Maïwenn, ku Depp luan mbretin Louis XV të Francës, është një prodhim francez që hapi Festivalin e Filmit në Kanë vitin e kaluar dhe tani ka mbërritur në Ishujt Britanikë. Për më shumë se pesë vjet, aktori është paraqitur me dështime në arkë pas rënies së tij si rezultat i skandaleve të ndryshme.

Ndaj këto ditë po dalin intervista të reja me aktorin dhe regjisorin, ku theksohet se gjatë xhirimeve ekipi kishte disi frikë nga Depp për shkak të paparashikueshmërisë së personazhit të tij. Në mes të epokës post-MeToo, pas akuzave për abuzim nga ish-partnerja e tij Amber Heard dhe një sërë padish në media për shpifje Hollywood filloi t’i mbyllte dyert Depp-it dhe karriera e tij “gjeti strehim” në Evropë.

Kur Depp u pyet për marrëdhënien e tij aktuale me Hollywood-in dhe nëse do të dëshironte të punonte sërish në një produksion të madh, aktori përgjigjet duke sulmuar shefat e studiove të mëdha.

“Ata të hedhin në rrugë pasi kanë mbaruar punë me ty dhe ata e dinë këtë. Ata shtypin një buton dhe shpenzojnë një mori parash,” thot ai.

“Buxhetet e këtyre filmave janë delirante… Ashtu si komedia e çuditshme romantike me dy njerëz shumë të njohur,” vazhdon ai. “Njerëzit e vërtetë janë të lodhur nga gjëra të tilla.”/E.Ç

Të fundit

Aktiviteti në Athinë, Klosi: Krenari që duhet të kemi për çfarë kemi arritur

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se aktiviteti i zhvilluar në Athinë dhe që do të...

Dënohen dhe dëbohen dy rusët e ndaluar në veri të Kosovës

Dy shtetasit rusë, që janë ndaluar ditë më parë nga autoritetet e Kosovës për “kalim ilegal të kufirit” janë dënuar dhe më pas dëbuar...

Ministri i Financave jep lajmin: Plan për rritjen e kreditimit, mbështetje për…

Ministri i Financave, Ervin Mete, ka deklaruar se Shqipëria ndodhet në një pozicion të favorshëm për të rritur ambicjen e zgjerimit të aksesit në...

Athina ose dalja nga burgu i inferioritetit kolektiv

Nga Ilir Yzeiri Takimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me emigrantët shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi, është një tekst që shenjon për...

Mbreti Karli III nderon të birin, Princin William me titullin e nderit

Mbreti Karli III zyrtarisht i dha djalit të tij William titullin e kapitenit të nderi të Korpusit Ajror të Ushtrisë. Monarku britanik, i cili u...

Lajme të tjera

Web TV