Indiani tenton të kalojë kufirin me pasaportë të falsifikuar, ndalohet nga policia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Kufitare në Qafë Thanë ka vënë në pranga një shtetas indian i cili tentoi të dilte nga Shqipëria me një pasaportë të falsifikuar. Burimet zyrtare bëjnë me dije se është 28-vjeçari u paraqit në pikën doganore me një pasaportë false, të cilën ia kishte vjedhur një tjetër shtetasi tjetër indian.

Gjithashtu është proceduar penalisht dhe një shtetas polka i cili udhëtonte me mjetin e tij me armë gjuetie pa leje.

Njoftimi i Policisë:

Qafë Thanë/Policia Kufitare, masa të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihet në pranga 1 shtetas indian, pasi tentoi të dilte nga Shqipëria me pasaportë të dyshuar si të falsifikuar.

Procedohet penalisht edhe 1 shtetas polak të cilit iu gjet në mjet, 1 armë gjuetie pa lejen përkatëse. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në drejtim të falsifikimit dhe përdorimit të dokumenteve të falsifikuara, kalimit të paligjshëm të kufirit apo armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Thanës në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë goditur dy raste të paligjshmërisë, konkretisht:

Gjatë verifikimit të dokumentacionit të shtetasit indian S. E., 28 vjeç, rezultoi se ky shtetas ishte paraqitur me një pasaportë të dyshuar si të falsifikuar, e cila i ishte vjedhur një shtetasi tjetër indian.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Toyota” të shtetasit polak M. M., 52 vjeç, iu gjet një armë gjahu tip pushkë (pneumatike) pa lejen përkatëse, e cila iu bllokua në cilësinë e provës materiale. Veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me këto raste, u kryen nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. E., si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit M. M. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Shkrepset e idjotëve që do t’i vënë flakën botës

Leonard Veizi Botën nuk do ta shkatërrojnë as meteorët, as cunamet, as ndonjë supervirus i krijuar në laboratorin e rradhës...

4 shtator 1972: Tre hajdutë vjedhin 18 piktura nga Muzeu i Montrealit

Në orët e para të mëngjesit të 4 shtatorit 1972, tre hajdutë të armatosur dhe të maskuar hynë në Montreal Museum of Fine Arts...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme (Continuation War), pasi ajo pasoi...

Lajme të tjera

Web TV