Kur Hëna ‘ndriçon’ kryqin më të lartë që ndodhet në Shqipëri

Botuesi i gazetës “Koha Jonë” Nikoll Lesi ka publikuar sot një foto interesante. Ai ka fotografuar momentet kur Hëna duket në krah të kryqit më të lartë që ndodhet në Shqipëri.

Kryqi i përket kishës së Spiten-Prull (Lezhë) e themeluar që në vitin 1402. Kryqi i kësaj kishe ishte më i larti në Shqipëri, 15 metra i lartë.

Nikoll Lesi sqaron se foto janë shkrepur në natën e datës 28 shtator 2020.

La.Mi/Fjala.al