U bashkua me ISIS para 5 viteve, Italia kthen në atdhe gruan me katër fëmijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alice Brignoli, një grua italiane që në shkurt 2015 ishte larguar nga Bulciago, në provincën e Lecco, për në Siri për t’u bashkuar me ISIS, u arrestua dhe u soll përsëri në Itali së bashku me tre fëmijët e tyre dhe një fëmijë të katërt, që bashkëshorti i saj, Mohamed Koraichi, e kishte me një grua tjetër në kamp. Brignoli u gjet në një kamp refugjatësh në Al Hol, Siri.

Në vitin 2016, ndaj Brignoli-tu lëshua një urdhër paraprak ndalimi, po ashtu edhe për burrin, motrën e saj së bashku me bashkëshortin. Të gjithë së bashku kishin arritur në Siri me makinë përmes Ballkanit dhe Turqisë.

Që nga e marta Brignoli ka qenë në burgun San Vittore në Milano. Burri i saj Koraichi vdiq disa muaj më parë nga një infeksion i zorrëve. Ishte nëna e Alice Brignoli që denoncoi zhdukjen e vajzës së saj në 6 Mars 2015.

Ajo shpjegoi se procesi i radikalizimit kishte filluar pas martesës së saj me Koraichi në 2008.

Sipas gruas, ishte ai që bindi gruan dhe motrën e tij për tu bashkuar me ISIS. Nga bisedat e përgjuara në atë kohë nga karabinierët, Koraichi dukej i vendosur të kryente një sulm vetëvrasës dhe po planifikonte ta bënte këtë në Itali.

Të fundit

Redi Molla mbetet në qeli, gjykata rrëzon kërkesën e ish-drejtorit

Togat e zeza kanë rrëzuar këtë të premte kërkesën e Redi Mollës për të dalë nga qelia. Ish-drejtori në...

Beogradi dhe Zagrebi nxisin urrejtje reciproke (analiza e thelluar)

Natyra konkurruese e garës së armatimeve midis Serbisë dhe Kroacisë: a janë paradat ushtarake të Zagrebit dhe Beogradit thjesht propagandë? Kroacia organizoi paradën e...

SPAK mbyll hetimet, Vëllai dhe kushëriri i deputetit ndihmuan për vrasjen e Durim Bamit

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen me gjashtë të pandehur, të cilët akuzohen për disa ngjarje të rënda...

Vrasja e rojes me porosi nga Dubai, zbulohet roli i 42-vjeçarit të arrestuar

Një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Renato Hoxhajt, ngjarje e ndodhur në prill të këtij viti në qytetin e Vlorës, është arrestuar...

Ministria e Bujqësisë hap aplikimet për Skemën e Investimeve

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur zyrtarisht skemat e reja për mbështetjen e fermerëve. Këtë vit janë 9 skema mbështetëse, përveç atyre...

Lajme të tjera

Web TV