Vaksina ruse apo e SHBA, cila është më e saktë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 5.000 vullnetarë I janë nënshtruar vaksinës ruse duke filluar që më 9 shtator dhe së shpejti besohet se do të shpallen rezultatet e fazës së tretë dhe përfundimtare, gjë që do ta bëjë Rusinë vendin e parë që do të shpalosë informacione mbi medikamentin që ka si qëllim të ndalojë avancimin e virusit.

Gjithashtu përfundimet do të vulosin nëse Sputnik V do të prodhohet edhe për masën e gjerë të popullsisë, ku cilësohet nga studiuesit se kjo do të jetë “një mundësi për njerëzit që të mbrojnë veten”.

Moska pretendon se është më e saktë se e SHBA-së. Rusia po planifikon të publikojë rezultatet paraprake të vaksinimit për COVID-19 që do të përcjellin gjashtë javët e monitorimit të vullnetarëve.

Kjo ka si qëllim jo vetëm të rrisë besueshmërinë ndaj efekteve pozitive të Sputnik V tek qytetarët rusë, por edhe t’i tregojë botës aftësinë e vendit në luftën ndaj pandemisë.

“Mjete të tjera më të fuqishme do të përfshihen. Kur të ndodhë kjo, unë mendoj se për një vit ne do të jemi në gjendje të fillojmë vaksinimin masiv të popullsisë.

Është e nevojshme që ne të mbulojmë rreth 75-80% të popullsisë në mënyrë që të ndalojmë qarkullimin e këtij virusi në nivel kombëtar,” tha Alexander Gintsburg, drejtues i institucionit Gamalejeva në Rusi.

Gjithashtu u theksua se nuk është raportuar asnjë efekt anësor serioz gjatë fazës finale të vaksinës anti-COVID. Sipas shkencëtarëve rusë finalizimi efektiv I kësaj procedure do të thotë se vaksina e prodhuar do të ketë një nivel prej 75% më të lartë se medikamenti I prodhuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

“Erion Veliaj financon Arlind Qorin”. Gazetari përplaset me aktivistin e Lëvizjes Bashkë

Një përplasje e fortë verbale ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Euronews Albania, mes gazetarit Flavio Qarri dhe përfaqësuesit të Lëvizjes Bashkë, Klodian...

Lajme të tjera

Web TV