Messi: Gabimet i kam bërë që Barcelona të jetë më e fortë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Leo Messi është përqendruar në kalimin e një sezoni të shkëlqyeshëm në Barça pasi u përpoq të largohej nga klubi këtë verë dhe donte ta bënte të qartë në një deklaratë për gazetën ‘Sport’, ku kapiteni i Barça kërkoi unitet për një fushatë në të cilën ai shpreson të jetë në gjendje t’u japë gëzim tifozëve pas një viti të vështirë.

Lojtari argjentinas e ka bërë të qartë se ai do të jap maksimumin e tij për Barçën si gjithmonë dhe ka bërë thirrje për bashkim.

“Pas kaq shumë mosmarrëveshjesh, unë do të doja t’i jepja fund. Të gjithë tifozët e Barcelonës duhet të bashkohen dhe të mendojmë se më e mira është ende duke ardhur. Shtimi i pasionit dhe entuziazmit do të jetë mënyra e vetme për të arritur objektivat, gjithmonë të bashkuar dhe duke shkuar në të njëjtin drejtim”, ka thënë fillimisht ai.

Sipas tij, nëse ka bërë gabime, ato kanë qenë që Barcelona të jetë më e fortë. “Unë marr përgjegjësi për gabimet e mia dhe nëse ato janë bërë, kjo ishte vetëm për ta bërë Barcelonën më të mirë dhe më të fortë”, tha Messi.

Në këtë kuptim, ai u përpoq të justifikonte postimin e tij në Instagram pas lamtumirës së Luis Suárez. “Unë thashë vetëm atë që ndjeva në kohë të vështira për mua.

Do të ketë nga ata që mendojnë se unë duhej të mbyllesha ose ta lija të kalonte, si në shumë gjëra të tjera që bëra, por shumë gjëra më lënduan javët e fundit dhe kjo ishte mënyra ime për ta shprehur atë”, tha ai./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Pas Alimehmetit, edhe Lisandër Hoxha kërkon rivlerësimin e votave preferenciale

Kandidati i PD në zgjedhjet e 11 majit, Lisandër Hoxha, i është drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankesave...

Deputeti socialist: 83 mandatet e PS janë meritë e Saliut!

Për deputetin socialist Petro Koçi, vota e 11 majit ishte një protestë ndaj Berishës. I ftuar në edicionin ‘Tirana Live’, Koçi tha se në...

Toka dhe shtëpia pa letra, avokati shpjegon hapat: Ja si t’i regjistroni!

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me ligjin 2020. Ai ka sqaruar...

Diagnostikimi i sëmundjes së Alzheimerit vetëm me një analizë gjaku!

FDA ka dhënë dritën jeshile për testin e parë të bazuar në analizën e gjakut për diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit, një teknologji premtuese...

Fshati zviceran “gëlltitet” nga akullnaja/ Pamjet pas katastrofës (VIDEO)

Pamjet e reja befasuese tregojnë momentin kur një fshat zviceran varroset nga një akullnajë e rrëzuar, duke shkatërruar shtëpi me kryebashkiakun që tha se...

Lajme të tjera

Web TV