Takimi me ekspertët/ Mjeku i Infektivit: Kemi pagat më të ulta në rajon, rritje mbi 40%

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka përfunduar takimi i mjekëve me ekspertët e ministrisë së Shëndetësisë ku është diskutuar lidhur me 4 kërkesat e mjekëve, 3 prej të cilave varen drejtpërdrejtë nga qeveria.

Në përfundim  të takimit mjeku i Spitalit Infektiv, Gent Stroni , është shprehur për mediat se  ditën e hënë do të ngrihen grupet e punës për të shqyrtuar 4 kërkesat e bluzave të bardha.

Në takimin e sotëm të bluzave të bardha me përfaqësi të qeverisë fokusi është vendosur edhe tek rritja e rrogave të mjekëve dhe infermierëve me 40%.

“Kemi lënë juristin tonë dhe të ministrisë, që të arrijnë në detaje për draftin përfundimtar. U vendosën disa piketa dhe u la që dita e hënë të jenë nominale emrat e grupeve nga ana jonë për të vazhduar më tej procedurën. Sa i përket pagës ne nuk jemi te 40%, kemi argumentime të tjera, të cilat do duhet të ulemi në një grup pune. Ne jemi vendi me pagesën më të ulët në gjithë rajonin. Ky është një argument, që do duhet parë. Do duhet parë pse 40% dhe jo 41%? Kemi argumentet tona, që do t’i sjellim në grupet e punës. Çdo gjë do duhet të jetë në bazë të argumenteve”, tha Stroni.

Kërkesat e mjekëve:
-Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm
-Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.
-Rritje të vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.
-Personeli shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.  /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Bankat kanë rritur të ardhurat nga interesat me 22.6 miliardë lekë

Banka e Shqipërisë vlerëson se, rritja vjetore në rezultatin neto nga interesat dhe komisionet për aktivitetin e bankave në...

Përplasje titanësh në “Santiago Bernabeu”, formacionet zyrtare të skuadrave

“Santiago Bernabeu” pret ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, mes Real Madridit dhe Bayern Munich. Formacionet zyrtare: Real Madrid: Lunin; Carvajal, Nacho, Rudiger, Mendy;...

Ministri Balla firmos marrëveshjen e rëndësishme në Abu Dhabi (Detajet)

Pas firmosjes së marrëveshjes nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla në Abu Dhabi, për zhvillimin e projektit “Smart City” në disa qytete të Shqipërisë,...

LISTA/ Cilët janë dëshmitarët që do dalin para Komisionit hetimor për të dhënat TIMS

Me votat e mazhorancës dhe opozitës në Komisionin hetimor për të dhënat TIMS, u miratua plani hetimor i ekspertes së Partisë Socialiste, Vjosa Bodo. Ky...

Dua Lipa zgjedh Shqipërinë për pushime, ministrja e Turizmit publikon videon

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, vitet e fundit i ka kaluar pushimet verore edhe në Shqipëri. Duket se ylli e shijon bregdetin shqiptar, me...

Lajme të tjera

Web TV