“Akuzat e opozitës, stuhi në gotë”/Lleshaj: Qytetarët do të kenë akses për të parë qendrat e votimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, zbuloi se nga 5 tetori qytetarët do të kenë akses për të parë qendrat e votimit.

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për ndryshime fiktive të qendrave të votimit të qytetarëve, Lleshaj tha në një intervistë për “Real Story” se, “nuk ka ndryshim të listave zgjedhore në kuptimin e atyre ndryshimeve që po artikulohen pa përgjegjësi në media nga aktorë politikë apo mediatikë. Listat do të publikohen më 5 tetor e të gjithë do të kenë mundësi ta verifikojnë se sa e kotë është kjo stuhi e ngritur në gotë”.

Lleshaj tha se nuk ka ndryshim të listave.

“Qytetarëve që ankohen s’u ka ndodhur asgjë. Në Shqipëri kemi një dokument themelor që është Regjistri i Gjendjes Civile dhe në kolonën e krahut të majtë janë të gjithë atributet ose të dhënat e hedhura në këtë regjistër. Sa herë prodhojmë diçka marrim të dhënat nga ky regjistër. Për shembull certifikatë personale ose listën e zgjedhësve që ka Zyrën e Gjendjes Civile, qendrën e votimit, kodin, adresën. Shqipërisë për fatin e keq që nga viti 1990 i është shkatërruar një nga kolonat esenciale të shtetformimit që është Regjistri i Gjendjes Civile. Nga 90-ta për shkak të lëvizjes kaotike njerëzit e humbën këtë referencë, dhe humbën nga regjistrat. Tani vijmë në shekullin e 21-të ku qytetarët e këtij vendi nuk kanë adresa”, tha Lleshaj.

Ai tregoi një rast ku një certifikatë e gjendjes civile e vitit 2017 tregon vendbanimin vetëm Tiranë, ndërkohë një certifikatë e gjendjes civile e vitit 2020 tregon adresën e plotë.

“Ky proces ka nisur në 2016 dhe është detyrim ligjor që çdo qytetar nga adresa thjesht Tiranë të vendosë adresën e saktë. Adresat e votimit nuk ndryshohen nga ky proces. Ndërsa procesi i aktualizimit të adresave është një proces esencial shtetformues”, u shpreh ministri .

Lexo edhe :  Avokati amerikan i Erion Veliaj ndalohet ta takoj në burg

Lleshaj tregoi rastin e një qytetari që ka denoncuar ndryshimin e adresës, por që në fakt nuk i kishte ndryshuar numri i qendrës së votimit.

“Ai nuk mund të votojë në dy qendra, sepse është i regjistruar tek qendra e votimit tek njësia 7. Prej Regjistrit të Gjendjes Civile merret vetëm adresa zgjedhore e qytetarit, pavarësisht ku banon ai sot, merret vetëm adresa zgjedhore. Vetëm qytetari mund ta ndryshojë qendrën e votimit. Duhet të shkojë të provojë që ka ndryshuar vendbanimin dhe më pas i ndryshohet qendra e votimit”, theksoi ai.

Për takimin me ambasadoren amerikane Yuri Kim, Lleshaj tha se, “diskutuam shumë tema me ambasadoren amerikane. Kishte nevojë për shpjegim për të gjithë qytetarët sonte. Ambasadorja më solli raste”.

“Do të ndërtojmë portale, aplikacione ku qytetarët do të kenë mundësi të shohin qendrat e votimit”, tha Lleshaj.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

 

Të fundit

Iku nga koalicioni me PD,Sterjovski dakordësohet me Ramën,do jetë në listën e PS në Korçë

Vasil Sterjovsi i Aleancës së Maqedonasve që u largua nga koalicioni i Berishës, ditën e sotme ka arritur dakordësinë me Partinë Socialiste...

Vajza e Monica Belluccit është ylli i një seriali të ri të Netflix

Vajza e Monica Belluccit, Deva Cassel, padyshim që po ndjek hapat e nënës së saj, siç e konfirmoi me rolin e saj kryesor në...

Ervin Demo dha dorëheqjen si kryetar i bashkisë, do jetë kandidat për deputet

Bashkia e Beratit do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, pasi Ervin Demo dha dorëheqjen nga posti pasi do jetë kandidat për deputet. Bashkia e...

PD, kjo parti e vogël

Nga ARTUR  AJAZI E vogël ka qenë edhe kur u formua. E tillë ishte dhembeti edhe sot. Mjafton ti shohësh statistikat emërore,të atyre që janë...

Probleme me frymëmarrjen, gjashtë punonjëse të një magazine paraqiten në spital

Gjashtë punonjëse të një magazine janë paraqitur në spital, pasi kanë shfaqur probleme respiratore. Më datë 11.03.2025, janë paraqitur në spital, 6 punonjëse në një...

Lajme të tjera

Web TV