Kadilli: Ja ku ndryshojnë Rama dhe Basha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edi Rama dhe Lulzim Basha janë dy liderët e brezit të dytë të politikanëve në Shqipërinë e tranzicionit. Pas largimit nga drejtimi i partive respektive PS dhe PD të Fatos Nnaos dhe Sali Berishës, janë zvëndësuar nga Edi Rama dhe Lulzim Basha. Po ku dallohen Rama dhe Basha. Përgjigjen e  kësaj pyetjeje e dha Fatbardh Kadilli në emsionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU.

Tek Lulzim Basha u shoh në mënyrë shumë të ndershme hapësirën e njerëzve për të qenë të përgjegjshëm, aktiv dhe me iniciativë në jetën e tyre personale. Lulzim Basha është çliruesi ndërkohë që Edi Rama është penguesi. Basha është çliruesi i mundësive dhe energjive. Basha nuk çliron individualisht, çliron mekanizmi I pushtetit të tij. Kryeministri nuk çliron individualisht, as nuk bën nuska. Si? I pari ti do të kesh taksë më të vogël dhe do të kesh ardhura në xhep që i konsumon më tepër dhe nga kjo do të përfitojë shoqëria.

Edi Rama ka burgosur shtresën e mesme, që është ajo shtresë e shoqërisë që mendon me lirinë e vet, që nuk ia ka nevojën shtetit. Rama i ka burgosur kësaj shtrese çdo mundësi lirie.

Para një viti e gjysëm tentoi ti vinte një taksë të rëndë biznesit të vogël që sot mburret që ia ka hequr. Për këtë gjë Rama ka marrë propozimin tonë. Mekanizmat e çlirimit nuk mund të kopjohen. Burgosës është deri tek shijet e arkitekteve, tek urbanistike.

Shikoni çfarë Rama i bën partisë socialiste, burgosje të PS, është burgosje politike.

Basha nuk ka përjashtuar njeri. Rama e ka keqpërdorur atë pushtet që kishte. I ka imponuar shqiptarëvë ministra që nuk ia njeh njeri-fytyrën. Të hyjë këtu një nga ato minister nuk i njeh njeri. Jo se duhet ta njohim si fytyrë por duhet ta njohim politikisht, bëhet ministre kur nuk e di që ekziston si qenie njerëzore.

Po të marrësh rastin e Jozefina Topallit, ajo u zëvëndësua nga Romeo Gurakuqi, atë pëlqen Jozefina apo Romeo kjo është subjektive. Jozefinën nuk e kishim përjashtuar”, u shpreh Kadilli./Jo.Be/Fjala.al

Lexo edhe :  Japin dorëheqjen 4 nënkryetarë të Bashkisë Tiranë! Ja kur pritet të caktohen emrat e rinj

Të fundit

DASH: Aplikantët për vizë, garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA

Departamenti i Shtetit në SHBA ka propozuar një rregull të ri që mund të ndikojë ndjeshëm procesin e aplikimit...

Dita më e shkurtër në histori. Çfarë do të ndodhë sot në Tokë!

Sot pritet të jetë një nga ditët më të shkurtra në historinë e planetit tonë, pasi do të humbasim rreth 1.25 milisekonda nga cikli...

Richard Burton, zëri i thellë i tragjedisë dhe pasioni që dogji skenën dhe jetën

5 gusht 1984 - vdekja e aktorit në moshën 58-vjeçare Richard Burton (1925–1984), aktori uellsian me zë bariton dhe prani magnetike, mbetet një nga figurat...

“Prekali dhe Ura e Shtrenjtë, perla të fshehura”, Rama promovon mrekullitë e Shkodrës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale pamje mbresëlënëse nga Prekali dhe Ura e Shtrenjtë, dy prej thesareve natyrore të qarkut...

Vijon puna për Rivlerësimin Strategjik të Mbrojtjes, tre prioritetet e Shqipërisë

Në Bazën Ajrore të Farkës vijon puna për Rivlerësimin Strategjik të Mbrojtjes (RSM) me fokus investimet në modernizim, vlefshmërinë ajrore sipas standardeve të NATO-s...

Lajme të tjera

Web TV