Përfundon mbledhja e Këshillit Politik/ Gjiknuri: Qëndrimi radikal i opozitës rrezikon përgatitjen e zgjedhjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik pas 2 orësh e 30 minutash. Përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjikuri është shprehur për mediat se mbledhja e sotme ka qenë e gjatë dhe me shumë çështje për të diskutuar.

Gjiknuri është shprehur lidhur me kërkesën e opozitës drejtuar OSBE/OHDIR se është një taktikë imponuese dhe se opozita po kërkon të krijojë vakum ligjor.

“Nuk pranojnë, qëllimi është politik dhe sebepi i letrës së ODHIR është taktikë imponuese: prano atë që dua unë se ajo më intereson, ose unë nuk jap asnjë lloj konsensusi. I kemi kërkuar një formulim të një vendi europian, produkt europian, që i trajton koalicionet siç i kërkon PD.

Të imponosh konsensus me modele jo europiane është e papranueshme. Hajde diskutojmë për pragun kombëtar, apo për hapjen e listave natyrshëm duke ruajtur disa parametra, si prag votash që i jep mundësinë dhe zgjedhësve të votojnë dhe partitë të përfaqësohen, dhe jo model kaotik ”, u shpreh Gjiknuri.

Megjithatë ai shtoi se duhet të ecin përpara pasi tha se koha është kritike, pasi ndryshe rrezikohet shumë për zgjedhjet.

Gjiknuri solli si shembull, “Një qark që ka 50 mijë vota, 70% e zgjedhësve zgjedhin ekipin. Nëse 40 mijë kanë zgjedhur ekipin, ai që ka marrë 5 mijë vota del deputet. Jo se ne kemi dy fletë votimi”.

Sipas tij ky është një sistem i balancuar që ruan stabilitetin e partive dhe se mazhoranca synon që listat e partive kryesore të jenë të përfaqësuara./Ra.My.Fjala.al/

 

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV