Kryeministri Edi Rama i përgjigjet kryedemokratit Lulzim Basha, i cili nga Durrësi kërkoi që të vihet në zbatim plani me pesë pika i Partisë Demokratike për rimëkëmbjen pas pandemisë së koronavirusit.
Me një gjuhë ironike, Rama shigjeton Bashën, Presidentin Ilir Meta, Monika Kryemadhin dhe Sali Berishën.
Përmes një postimi në ‘Twitter’, Rama uironizson se programi i Bashës është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, ndërsa shton se Basha është pasagjeri VIP.
“Programi i Lulit është një tramvaj me shalqin që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”, shkruan Rama./Bl.Ba/Fjala.al