Raporti i BERZH: Brenda 2020 ekonomia shqiptare bie me 9%. Ja sa parashikohet rimëkëmbja për 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikon që për 2020 ekonomia shqiptare do të pësojë një goditje të fortë duke rënë me 9%.

Në qendër të ecurisë negative është pandemia e koronavirusit që ka goditur sektorët kyç të ekonomisë si turizmi, apo tregtia.

Për 2021 BERZH prej një rimëkëmbie prej 4,5%, por kjo shifër është shumë më e ulet se sa parashikimi i mëparshëm i bërë në pranverë ku Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikonte një rritje prej 12% për ekonominë shqiptare.

BERZH thotë se eksportet e Shqipërisë drejt Italisë, që është partneri kryesor tregtar i vendit, ranë me më shumë se 40%, nga marsi deri në maj të ketij viti, dhe me 15% për qershor-korrikun.

Në përgjithësi, eksportet totale të mallrave në shtatë të parat muaji te 2020 ishin 17 përqind më të ulëta në terma vjetorë. Rënia e remitancave, e cila u ul me pothuajse një të pestën në gjysmën e parë të ketij viti kundrejt të njëjtës periudhë të 2019, ka dëmtuar konsumin privat.

Nga mesi i vitit 2020 borxhi publik ishte në 80 përqind të PBB-së, 14 pikë përqindje më i lartë se në fund të vitit 2019.

Pritshmëritë e BERZH për rikthimin e rritjes ekonomike vitin e ardhshëm mbështetet në ndikimet që ka procesi i Rindërtimit pas tërmetit të mëparshëm. Por duhet patur parasysh se këto parashikime nuk supozojnë ndonjë ringjallje të madhe të pandemisë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

OpenAI prezanton kontrollet prindërore në ChatGPT

OpenAI ka premtuar të prezantojë kontrollet prindërore për ChatGPT. Kur kontrollet të jenë të disponueshme, ato do t’u lejojnë prindërve...

Këto kufje kushtojnë 100 mijë euro

Gjiganti gjerman i teknologjisë, Loewe dhe argjendari i njohur amerikan Jacob & Co. kanë bashkuar forcat dhe kanë prezantuar një seri të kufizuar kufjesh...

Flutura Açka, kërkësë publike Gazmend Bardhit: Më kërko falje!

Flutura Açka, i ka drejtuar një kërkesë publike për ndjesë Gazment Bardhit. E ftuar në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku, Açka u shpreh e...

30-vjeçarja bie nga kati i 6-të i pallatit pas sherrit me partnerin!

Evelinndel Moori Chamorro me origjinë nga Peruja, ka ndërruar jetë gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës (1 shtator) pasi ka rënë...

E përplasi me makinë 17-vjeçari me ‘Land Rover’, vdes në spital babai i 3 fëmijëve

Ka ndërruar jetë sot në Spitalin e Traumës në Tiranë, Kreshnik Tomani i cili u përpas nga një ‘Land Rover’ që po drejtohej nga...

Lajme të tjera

Web TV