Stejsi Qosja, premtimi i madh i sulmit kuqezi të topkëmbës së vajzave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse ka lindur në vendin ku topi i futbollit u shkelmua për herë të parë dhe çdo gjë mbi këtë lojë e ka mësuar atje, dëshira e madhe e Stejsit ka qenë që të vishte fanellën e kombëtares shqiptare. Në ndeshjen e parë të saj debutuese me Shqipërinë, shënoi dy gola, duke i dhënë kombëtares tonë, fitoren kundër Lituanisë.

Me 4 gola, në 3 ndeshje, duket se Stejsi është “premtimi i së ardhmes”, për sulmin shqiptar të femrave. Në intervistën e dhënë për rubrikën “Talenti Shqiptar” të faqes zyrtare në Internet të Federatës Shqiptare të Futbollit, Qosja tregon se si filloi të luante futboll, synimet, si dhe mesazhin që ka për vajzat.

– Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll?

– Unë kam filluar të luaj futboll që kur isha shumë e vogël, 5-6 vjeçe. Në fillim luaja me shokët në shkollë dhe më pas nisa edhe stërvitjen. Futbollin e konsideroja si diçka për të kaluar kohën në fillim por më pas kuptova që unë e dua këtë lojë dhe vazhdoj ta dua shumë.

– Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?

– Vëllai im. Kur ishim të vegjël ne luanim së bashku në shtëpi dhe ai thuajse gjithmonë fitonte. Kështu, stërvitesha çdo ditë derisa të fitoja unë. Tani e kuptoj se ai ka bërë shumë mirë që më ka mundur, pasi më ka rritur shumë në aspektin profesional. Nuk besoj se do të kisha bërë aq shumë stërvitje sa kam bërë. Vëllai dhe babai vazhdojnë të jenë shtysa ime kryesore në futboll.

– Si është marrëdhënia jote me grupin dhe trajnerin?

– Ne të gjithë jemi një familje e madhe, të paktën unë kështu e konsideroj. Marrëdhënia e mirë mes pjesëtarëve të ekipit, sipas meje, sjell rezultatet. Nëse e keni ndjekur Shqipërinë e vajzave, në turneun që u zhvillua nga UEFA këtë vit, ka pasur shumë harmoni dhe kjo solli edhe rezultatet e mira në të tria ndeshjet e zhvilluara. Vajzat më kanë mirëpritur, duke pasur parasysh edhe faktin se unë jetoj jashtë. Gjithashtu edhe këtu në Angli, kam një marrëdhënie të mirë me të gjithë ekipin.

– Si e përjetove momentin kur more ftesën e parë nga kombëtarja?

– Ka qenë një moment shumë emocionues për mua, pasi që kur kam nisur të luaja futboll kam ëndërruar të vesh vetëm fanellën e Shqipërisë, pavarësisht faktit që unë jam lindur, rritur dhe zhvilluar si futbolliste në Londër.

– I rishikon ndeshjet e tua pasi luan? Dhe nëse po, çfarë i thua vetes?

– Po, i shikoj ndeshjet, për të parë se ku mund të përmirësohem në mënyrë që të ndihmoj ekipin të marrë rezultate pozitive.

Lexo edhe :  Derbi gjerman në Champions i takon Bayernit, bavarezët thyejnë pa problem Leverkusenin

– Cili ka qenë momenti apo episodi më i lumtur në karrierën tënde deri tani?

– Pa diskutim, momenti kur luajta për kombëtaren dhe trajneri më aktivizoi në të treja ndeshjet dhe ne arritëm t’i fitonim duke dalë të parat në grup. Gjithashtu, edhe goli i parë me kombëtaren ishte tejet emocionues, pasi ishte ndeshja e parë e imja me Shqipërinë.

– Si e motivon veten kur ekipi nuk merr rezultat pozitiv?

– Kur humbas, mërzitem, por nga ana tjetër mundohem t’i jap forca vetes dhe të jem mendërisht e fortë për ndeshjen në vijim. Nuk mendoj se humbja është diçka e keqe, përkundrazi, e shoh si mësim për t’u bërë më e mirë.

– Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?

– Unë e kam filluar futbollin shumë e vogël dhe e kam privuar veten nga shumë gjëra. Kur miqtë e mi apo familjarët dilnin dhe takonin njerëz të tjerë, unë luaja vetëm me top. Për mua, koha është gjithnjë e njëjtë, si kur bie shi, ashtu edhe kur ka diell. Kur isha e vogël, e shihja stërvitjen si diçka shumë argëtuese, e cila më lodhte por edhe më kënaqte në të njëjtën kohë.

– Çfarë synimi ke për të ardhmen?

– Kam dy synime të qarta: E para të mbaroj shkollën dhe e dyta të luaj për një ekip të madh dhe të jem e suksesshme në këtë sport.

– Cila është këshilla më e vyer që ke marrë dhe nga kush?

– Unë marr për bazë çdo këshillë që më japin dhe kryesisht këshillat që më japin familjarët e mi. Vëllai im më thotë gjithmonë që kur jam në fushë, ta mbaj kokën poshtë dhe të bëj magji me këmbët e mia. Gjithashtu, në internet kam lexuar një shprehje, e cila më ka mbetur në mendje dhe që e kujtoj, sa herë prek topin me këmbë: “Stërvitu aq fort, sa idhulli juaj, të bëhet rivali juaj”.

– Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale?

– Lorik Cana, udhëheqësi më i madh që ka pasur kombëtarja shqiptare. Nga ana personale, kemi edhe të njëjtën datë lindjeje, kështu që uroj t’i ngjaj pak atij dhe të kem të njëjtin shpirt luftarak si ai.

– Çfarë mesazhi i jep vajzave që i thuhet se futbolli është vetëm për djem?

– Edhe këtu në Angli, futbolli i vajzave nuk është në të njëjtin nivel si ai i djemve, megjithatë, vajzat nuk tërhiqen nga ëndrra e tyre dhe nga dashuria që kanë për futbollin. Unë do t’u thoja vajzave që të luajnë futboll, të ndjekin ëndrrën e tyre, pavarësisht asaj që mendojnë dhe thonë të tjerët. Nuk është e vërtetë që futbolli është vetëm për djem!/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mjekja psikiatre tregon simptomat kryesore të ankthit: Kur duhet të kërkoni ndihmë

Mjekja psikiatre Arjana Rreli ndau informacion të rëndësishëm mbi mënyrën se si mund ta kuptojmë nëse vuajmë nga ankthi...

Horoskopi javor për datat 10 deri 16 mars 2025, parashikimi i yjeve për secilën shenjë

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Këtë javë, rezervoni pak kohë për veten tuaj. Të mërkurën, Dielli shërues do të jetë në konjuksion me Saturnin...

“Do të të jap shqelma b***ës!” Keqtrajtimi çnjerëzor nga familja e burrit: Më torturoi…

Hana ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”, babain,  Rexhepin i cili e ka nxjerrë nga shtëpia. Sipas vajzës, e cila është në fakt nënë...

Largimi i fuqisë punëtore, ekspertët: Bizneset të ndryshojnë trajtimin ndaj stafit

Përveç kërkesave për azil në Europë, mijëra shqiptarë të tjerë kanë emigruar jashtë saj duke përdorur mënyra të tjera të ligjshme. Referuar të dhënave të...

Gjermani/ Për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD?

Ç’mund të ndryshojë me një qeveri të koalicionit CDU/CSU dhe SPD? Dokumenti i hartuar nga partitë gjatë bisedimeve paraprake jep një orientim për temat...

Lajme të tjera

Web TV