Superfuqitë thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit për ndalimin e luftës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkëmbimi i zjarrit ka vazhduar mes forcave armene dhe atyre azere, derisa të dyja palët po injorojnë thirrjet e përsëritura nga udhëheqësit ndërkombëtarë për të ndalur luftimet mbi rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.

Numri i të vdekurve ka shënuar rritje gjatë luftimeve më të ashpra që nga vitet 1990 rreth rajonit i cili është pjesë e Azerbajxhanit, por udhëhiqet nga banorët kryesisht etnikë armenë.

Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje më 1 tetor për “një ndërprerje të menjëhershme të luftimeve”.

Në deklaratën e tyre të përbashkët, presidentët Emmanuel Macron, Vladimir Putin dhe Donald Trump u bëri thirrje udhëheqësve të Armenisë dhe Azerbajxhanit që “të angazhohen pa vonesë për të rifilluar negociatat thelbësore, me mirëbesim dhe pa parakushte”, nën kujdesin e Grupit të Minskut të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE), i cili ndërmjetëson në konflikt.

Më parë gjatë ditës, ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se gjatë natës, forcat e saj kryen “sulme artilerie kundër pozicioneve të forcave armene në territoret e okupuara”.

Separatistët etnikë armenë në Nagorno Karabak thanë që të dyja palët shkëmbyen zjarr artilerie, duke e përshkruar situatën përgjatë vijës së frontit si “të tensionuar”.

Më shumë se 100 njerëz, përfshirë shumë civilë, janë vrarë që kur shpërthyen luftimet më 27 shtator.

Dy republikat sovjetike kanë zhvilluar një luftë për territorin më 1988-1994, e cila ka lënë rreth 30,000 njerëz të vrarë.

Është e paqartë se çfarë i ka shkaktuar luftimet e fundit./REL

Të fundit

Khamenei del nga bunkeri, rishfaqet për herë të parë në publik pas luftës me Izraelin

Për herë të parë që prej shpërthimit të luftës 12-ditore mes Iranit dhe Izraelit, Lideri Suprem, Ajatollahu Ali Khamenei...

Dashuria në distancë, Grida Duma flet për herë të parë: Kam ndryshuar shumë!

Grida Duma ka folur për herë të parë rreth jetës së saj private, përfshirë marrëdhëniet e dashurisë. Ajo ka treguar se i është dashur të...

“Kur isha shtatzënë…”/ Inva Mula tregon momentin më të vështirë të jetës

Sopranoja Inva Mula, rrëfeu si rrallë për jetën, familjen dhe karrierën. Duke folur për sfidat dhe momentet më të vështira, sopronaja e njohur kujtoi periudhën...

I nxehti dëmton trurin? Temperaturat e larta ndikojnë në funksionimin e sistemit nervor

Bëni kujdes nga i nxehti. Temperaturat e larta nuk ndikojnë vetëm në aspektin fizik, por dhe në atë psikologjik duke shkaktuar ankth, luhatje të...

Komb i ri, monedhë e re: Historia e zgjedhjes së dollarit si monedhë zyrtare e SHBA

5 korrik 1785  Më 5 korrik 1785, Kongresi i Konfederatës – organi qeverisës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës para kushtetutës së vitit 1787 –...

Lajme të tjera

Web TV