Eskorta e miliarderëve nxjerr sekretet: Ja pse burrat i tradhtojnë gratë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tradhtia është kthyer në një fenomen shumë të shpeshtë kohët e fundit. Një ish-eskortë e klasit të lartë ka folur për tradhtinë dhe mbi arsyet pse burrat janë të pabesë në marrëdhëniet e tyre.

Samantha X, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Goff, ka parë e njohur shumë burra gjatë karrierës së saj.

Ajo dikur ishte shoqëruesja më e paguar e Australisë, para se të hiqte dorë nga profesioni i saj disa vite më parë.

Tani ajo përdor përvojat e së kaluarës për të ndihmuar ata që ndodhen në situata tradhtie.

Duke folur për tradhtinë Samantha tha: “Nuk ka rëndësi sa mirë shkon një martesë, burrat sërish do të tradhtojnë. Nuk po them për të gjithë burrat, por shumica po, aq sa për të mbajtur gjallë këtë industri. Nuk është detyra ime të gjykoj, por kjo është që kam mësuar nga kjo botë që në dukje shfaqet e përsosur. Ne nuk jemi njerëz perfektë dhe të gjithë thjesht po bëjmë më të mirën e mundshme”, theksoi ajo.

Më tej ajo shtoi: “Shumë burra të martuar më thonë se gratë e tyre janë nëna të shkëlqyera, shtëpiake shembullore, por ka humbur intimiteti në çift. Ata nuk duan të tradhtojnë, por marrëdhëniet seksuale janë një nevojë për ta”. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Festat, Shqipëria tërheq të huajt: Shumë prenotime nga italianët dhe bullgarët

Këtë fundvit, Shqipëria është shndërruar në destinacionin e preferuar të italianëve dhe bullgarëve për të festuar Vitin e Ri. “Ka...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, rrugët kthehen në lumenj

Stuhia e fortë ‘Elena’ bëri kërdinë në rrjetin rrugor të Atikës në ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor. Reshjet e rrëmbyeshme në zonën më të gjerë...

Sa kilogramë shtojmë gjatë festave të fundvitit?

Periudha e festave është kritike për ata që i druhen mbipeshës. Gjasat që njeriu ta teprojë me ushqimin gjatë ditëve të festave janë shumë...

7 këshilla për të rritur motivimin në 2025-ën!

Në 2025-ën kujdesuni që planet tuaja të jenë të qëndrueshme. Më poshtë gjeni disa këshilla që do t'ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja! 1.Dëshira për...

Avokati paralajmëron padi të re ndaj Berishës: Falsifikoi datën e lindjes

Një tjetër kallëzim penal për ish-kryeministrin Sali Berisha pritet të përfundojë në SPAK. Është avokati Idajet Beqiri, i cili paralajmëron se do ka ‘kopsitur’...

Lajme të tjera

Web TV