Liban-Izrael/ Negociatat për kufirin detar, SHBA do të jetë ndërmjetësuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pala që ka arritur këtë ndërmjetësim, si dhe gjendja kritike pas shpërthimit në portit të Beirutit në Liban gjatë gushtit duket se është shndërruar në një tjetër faktor ndikues për situatën.

Negociatat do të fokusohen kryesisht në përcaktimin e kufirit detar, por duket se Libani po përpiqet të mbizotërojë në diskutimet që priten.

Libani dhe Izraeli vazhdojnë të jenë në luftë, megjithatë dy vendet kanë arritur të caktojnë një datë për të zhvilluar diskutime rreth përcaktimit të kufijve.

Marrëveshjet paraprake, që mendohet se mund të arrijnë një përfundim efektiv për të dyja vendet do të fillojnë më 9 tetor.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pyetur nga të dyja palët, si Izraeli dhe Libani, që të veprojnë si një ndërmjetësues për të përcaktuar kufijtë. Ata janë të gatshëm ta bëjnë këtë”, tha Nabih Berri, zëdhënës i Parlamentit libanez.

“Kjo është një kornizë marrëveshjeje që I hap rrugën negociatave për Libanin, që do të trajtohen nga vetë ushtria libaneze me udhëheqjen e saj kompetente dhe oficerët e specializuar”, shtoi Berri.

Pavarësisht se dy vendet kanë arritur të pranojnë të ulen në tryezën e diskutimeve, është akoma e paqartë nëse do të flitet për murin kufizues që Izraeli ka filluar të ndërtojë më 2018. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV