VIDEO/Ndërkombëtarët që reaguan pas lajmit se Trump dhe Melania janë infektuar me Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Politikanë republikanë e demokratë i uruan presidentit Trump dhe Zonjës së Parë shërim të shpejtë pas njoftimit të lajmit për infektimin e tyre nga koronavirusi.

Në një postim në Twitter, Nënpresidenti Mike Pence shkruante se: “Karen dhe unë i dërgojmë dashurinë dhe lutjet tona miqve tanë të dashur Presidentit Donald Trump dhe Zonjës së Parë Melania Trump. Ne bashkohemi me miliona në të gjithë Amerikën që po luten për shërimin e tyre të plotë e të shpejtë. Zoti e bekoftë Presidentin Trump dhe Zonjën tonë të Parë të mrekullueshme Melania”.

Nuk dihet saktësisht se deri në çfarë mase infektimi i Presidentit Trump nga koronavirusi do të ndikojë në aktivitetet e fushatës së tij për rikandidim. Aktualisht Trump nuk do të udhëtojë për tubime zgjedhore apo aktivitete të tjera që lidhen me mbledhje fondesh.

Ndërkohë sekretari i Shtetit Mike Pompeo i cili u nis të premten për një vizitë në Kroaci, siguroi gazetarët që udhëtonin me të se ai ndihet mirë dhe se nuk është prekur nga COVID-19, duke theksuar se testi që kishte bërë sot paradite kishte dalë negativ. Zoti Pompeo i uroi shërim të shpejtë Presidentin dhe Zonjës së Parë.

Ligjvënësi demokrat i Teksasit Joaquin Castro shprehu gjithashtu shqetësim e tij lidhur me shëndetin e presidentit. Në një postim në Twitter ai shkruante se: “kjo nuk është vetëm çështje e shëndetit personal të Presidentit, por edhe çështje e sigurisë kombëtare”.

Mesazhe për shërim të shpejtë të Presidentit ndanë edhe disa nga kritikët më të ashpër të tij. Udhëheqësi amerikan i të drejtave civile, Jesse Jackson shkruante në twitter se “lutej sinqerisht që Presidenti dhe Zonja e Parë të mos përjetojnë pasojat më të rënda të sëmundjes”.

“Ne të gjithë duhet të lutemi për shërimin e plotë të Presidentit dhe bashkëshortes së tij. Pavarësisht bindjeve fetare apo politike, të gjithë duhet të lutemi pasi miliona njerëz janë prekur nga kjo sëmundje”, vijonte mesazhi i tij në Twitter.

Lexo edhe :  Kryen aktivitete të paligjshme në liqenin e Komanit, procedohen penalisht 5 shtetas

Ndërkohë shumë udhëheqës ndërkombëtarë i uruan shërim të shpejtë Presidentit dhe Zonjës së Parë, mes tyre Kryeministri Britanik Johnson, Kancelarja gjermane Merkel, Presidenti rus Putin, Kryeministri turk Erdogan, Kryeministri i Indisë Modi, Kryeministri izraelit Netanjahu, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Ghebreyesu e të tjerë.

Gjithashtu dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka uruar shërim të shpejtë homologut të tij amerikan, Donald Trump. “Jam i sigurt se rezistenca jote e lindur dhe optimizmi, do të të ndihmojnë që ta kalosh virusin ”, shkruhet në mesazhin e liderit rus.

Pas lajmit se presidenti Trump ishte infektuar nga COVID-19 tregjet ndërkombëtare pësuan rënie. Që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit më shumë se 207 mijë amerikanë kanë humbur jetën dhe më shumë se 7.2 milionë të tjerë janë infektuar.

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV