Shqipëria, një histori miqësoresh luftë për të tjerët dhe për veten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Armenia aktuale, tek Bosnja e 95-ës, tek Kosova e 2020-shit, por edhe Granada e 97-ës. Miqësorja e 7 tetorit me Armeninë ka rikthyer në kujtesë një fakt interesant sa i përket historisë së ndeshjeve të Kombëtares kuqezi.

Përballja e pas pak ditëve me armenët, vjen teksa vendi i Kaukazit është përfshirë në një rindezje të konfliktit me Azerbajxhanin fqinj mbi rajonin e shumëdiskutuar të Nagorno-Karabagut, që ka marrë gjatë javëve të fundit dhjetëra jetë ushtarësh dhe civilësh. Kjo ka vënë në diskutim edhe zhvillimin e vetë ndeshjes, duke ngritur edhe hipotezën e zhvendosjes së saj në Tiranë, ndonëse në Federatën Shqiptare të Futbollit kanë sqaruar se gjithçka mbetet sipas programit origjinal.

Por kjo pragndeshje risjell në kujtesë edhe dy raste të tjera kur Shqipëria është përfshirë në miqësore lufte. I pari ka qenë ai i mesit të viteve 1990-të, kur Bosnjë-Hercegovina luajti ndeshjen e parë zyrtare në 1995-sën, duke u mundur 0-2 në Tiranë përballë Kombëtares kuqezi, për të vijuar 5 muaj më pas, me miqësoren e kthimit.

Ka qenë në fakt një histori e denjë për një film kalvari i Kombëtares shqiptare kryesisht me lojtarë të kampionatit, për të mbërritur deri në Zenicë, atje ku vendi ballkanik i masakruar nga konflikti i përgjakshëm, luajti ndeshjen e parë zyrtare në shtëpi. Për të vijuar 6 vjet më vonë me një tjetër miqësore, ndonëse jozyrtare, të pasluftës, siç ishte ajo e 2020-shit në Kosovë, që në fakt ishte edhe pikënisja e përfaqësueses së Dardanëve drejt njohjes së tyre në arenën ndërkombëtare.

Megjithatë, ka ndodhur edhe e kundërta, teksa vetë Kombëtarja kuqezi, për shkak të trazirave të vitit 1997, është detyruar që ndeshjet që duhet ti luante në shtëpi, t’i zhvillonte në Granadë të Spanjës.

Lexo edhe :  Miqësoret ndaj Hungarisë dhe Turqisë, trajneri Bushi: Do të shkojmë për fitore

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Atentati në Durrës, detajet e fundit: I plagosuri shkoi në komisariat për ndihmë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Durrës. Mësohet se një person në zonën e Fllakës...

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sqaruar situatën mbi rastet e helmimit në Kopshtin Nr. 1 të qytetit të Gramshit. Sipas AKU-së, pas të gjitha analizave...

Kryetari i ri i PD, do dalin emra të tjerë! Berisha nuk ka shpëtim

Nga ARTUR AJAZI Tanimë Sali Berisha duhet të merret edhe me betejën mes njeri-tjetrit që kanë nisur kandidatët humbës dhe fitues nga Partia Demokratike. Ajo...

Sistem i ri zgjedhor? Shembulli i Kosovës tregon se tërhiqen figurat popullore

Pas zgjedhjeve të 11 majit, ndërkombëtarët u kërkuan qeverisë dhe opozitës të bëjnë një ndryshim total të sistemit zgjedhor dhe me shumë mundësi do...

Serbia: Do hetojmë akuzat nga Rusia se furnizuam Ukrainën me armë

Serbia dhe Rusia do ta kryejnë një hetim të përbashkët për atë se si municionet e prodhuara nga Serbia arritën në Ukrainë, tha presidenti...

Lajme të tjera

Web TV