Shkrimtarë nga ballkani do të bëhen sërish bashkë në një Rezidencë Letrare. Në thirrjen e përvitshme për aplikime vlerësimi ka hapësirë për 19 autorë.
Programi në veçanti u kushton vëmendje shkrimtarëve q? sjellin risi, e ku në librat e tyre trajtojnë tema bashkëkohore.
Projekti mundëson pjesëmarrjen e shkrimtarëve nga të gjitha moshat dhe gjinitë me një kriter të përbashkët: që veprat e tyre të pasqyrojnë tema të migrimeve, mërgimit gjuhësor, pajtimit, rolit të kulturës dhe rëndësisë së dialogut për të luftuar nacionalizmin dhe intolerancën.
Programi Letrar Residence është një pjesë e projektit Reading Balkans, i cili është një projekt bashkëpunimi i Shtëpisë Botuese Goga nga Sllovenia, Goten Publishing nga Maqedonia e Veriut, Krokodil nga Serbia, Udruga Kurs nga Kroacia, Poeteka nga Shqipëria, Qendra Multimedia nga Kosova, Qendra PEN dhe partnerët.
Projekti përmban lexime publike, leksione, urdhëtime në krijim të hartave letrare, workshop dhe masterclass mbi shkrimin krijues.
Projekti Reading Balkans është mbështetur nga programi EU Creative Europe. Programi i Rezidencës Letrare në kuadër të projektit Reading Balkans mbështetet nga rrjeti TRADUKI.
Programi i Rezidencës Letrare “Leximi Ballkanik 2021” vlel për shkrimtarë fiksionalë, poetë, eseistë, dramaturgë, skenaristë dhe shkrimtarë të librave komikë nga Evropa Juglindore: Shqipëri, Bosnjë & Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Kosovë, Mali i Zi , Maqedonia e Veriut, Rumania, Serbia dhe Sllovenia./Fjala.al