Infektohet me koronavirus aktorja e njohur Rajmonda Bulku

Aktorja e njohur Rajmonda Bulku është infektuar me Covid-19. Sipas burimeve Bulku është e shtruar në spital por paraqitet në gjendje të mirë shendetësore.

Rajmonda Bulku cilësohet si një nga aktoret më të bukura të të gjitha kohrave.

Bulku është dhe ish-deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.

Aktore e njohur e skenës dhe ekranit është nderuar me disa çmime. Në vitin 1981 ajo u diplomua si aktore në Institutin e Arteve të Bukura në Tiranë.

Filmi i saj i parë është “Dimri i fundit”  i vitit 1976 dhe më pas “Zonja nga qyteti”.

Rajmonda Bulku  është e martuar dhe ka dy fëmijë./Jo.Be/Fjala.al