Arrestohen 6 persona, mbushën fshatin me kanabis, polici i zonës dekonspironte operacionet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme policia ka arrestuar 6 persona të akuzuar për kultivimin e lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë dhe një punonjës policie i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe kultivim të bimëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

TIRANË

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me SHÇBA, ka finalizuar operacionin e koduar “Zall Bastari” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

6 persona kanë përfunduar në pranga, 3 në kërkim dhe 1 tjetër i proceduar në gjendje të lirë. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy armë gjahu (çifte) dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me SHÇBA, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe pas një hetimi disamujor, ka zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Zall Bastari”.

Si rezultat i operacionit u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për 4 shtetas, konkretisht:

– Emri Demalia, punonjës policie (SPZ), i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim
Q. Xh., I. B., dhe B. M., të dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Si dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit A. B., dhe A. B., të dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;

Gjithashtu, në vijim të operacionit u shpallën në kërkim tre shtetas S. H., D. H dhe G. H., të dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Si edhe u procedua penalisht, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”, shtetasi H. M., pasi ka ndihmuar për ikjen e njërit prej autorëve, gjatë kohës që forcat e Policisë po punonin për kapjen e tij.

Lexo edhe :  U kap me kokainë, arrestohet kandidati i Lapajt në Sarandë

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Mner i Sipërm, Njësia Administrative Zall Bastar, Tiranë, dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike të llojit cannabis sativa, të cilat janë asgjësuar në periudha të ndryshme nga Seksioni i Narkotikëve dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4. Shtetasi E. D., me detyrë punonjës policie (SPZ), ka shpërdoruar detyrën duke dekonspiruar operacionet policore.

Policia e Tiranës dhe SHÇBA po vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Kalimi i ylberit apo oqeanit?

Ylli Pata Pak ditë para 25 prillit të 2021, një politikan dhe gazetar mjeshtër i këtij vendi, Musa Ulqini ku...

Fjalimi i parë para besimtarëve, Papa Leo XIV e nis me një thirrje kuptimplotë për kishën

Në fjalët e tij të para si papë, Leo XIV iu drejtua turmës në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan me fjalët “Paqja...

“Ata janë trembur prej nesh”, Shehaj në Paskuqan: Më 12 maj do e shihni kush jemi

Nga takimi elektoral në Paskuqan, Agron Shehaj i “Partisë Mundësia” është shprehur i bindur se në Parlamentin e ri të Republikës së Shqipërisë do...

“Është vetëm fillimi”, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar arrijnë marrëveshje për tregtinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar nga Shtëpia e Bardhë se administrata e tij ka arritur marrëveshje tregtare me Mbretërinë e...

Partia Demokratike si Interi. Zhytet prej vështirësive, por në fund fiton!

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në A2,  ku foli për fushatën zgjedhore të opozitës dhe pritshmëritë e saj nga zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV