‘’Do e shihni pas zgjedhjeve…’’, Rama për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama garantoi se mekanizmi i propozuar nga PS dhe që sot u votua në Kuvend si ndryshime në Kodin Zgjedhor do të provojë se shqiptarët kanë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

Gjatë një deklarate për mediat, Rama tha se formulat i ka shpikur bota, dhe Shqipëria ka marrë një mekanizëm, por ai thekson se pas zgjedhjeve do të shihet pikërisht që shqiptarët do të zgjedhin me votat përfaqësuesit e tyre.

“Së pari njëherë, kur flasim për shembull, për preferenca si bëhet hapja e listave. Së dyti nuk shpikim, formulat i ka shpikur bota, dhe ne kemi studiuar si funksionojnë listat e hapura në vende të botës. Kemi parë disa mekanizma.

Kemi zgjedhur këtë, ku gjithkujt i jepet mundësia të bëhet përfaqësues i popullit në kuvend, të konkurrojë, edhe partia e cila ka përgjegjësinë t’iu paraqesë skuadrën, bën formacionin e vet, dhe më pas konsultohet me votuesit, dhe votuesi përcakton kush hyn dhe jo në fushë.

Mund të ketë dallime plot e diskutime, por standardet janë të garantuara. Asnjë nuk hyn direkt deputet siç ndodhte pa marrë pëlqimin, apo i përjashtuar. Kanë një formim e eksperiencë. Shqiptarët do zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre përsëri. Shqiptarët do zgjedhin patjetër. Është zgjedhje që e kanë shqiptarët. Do e shihni pas zgjedhjeve që do ketë rast që do provohen”, u shpreh Rama.

Ndërsa i pyetur pse ulën pragun në 1%, Rama tha se, “Fjalën shushunjë nuk e përdor. E kam stres kur përdorej për propagandën komuniste. Atëherë, opinioni im për partitë e vogla është ai që thashë. Por opinioni im nuk mjafton.

Unë s’jam diktator, as autokrat, aspak i ngjashëm me ata të cilë më hidhen mua duke folur për veten e tyre. Do të thotë që dua s’dua unë. E bëmë një ulje praprake, tani 1%. Çfarë janë këto parti, edhe pragu kaq, dhe klithin. Ça duan në kuvend ende? Të dalin të marrin vota”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV