Duket se ngjarja e mbajtur në Rose Garden nga Donald Trump një javë më parë ku u zbulua i nominuari i Gjykatës së Lartë ishte shkaktarja ku u infektuan të gjithë.
Deri më tani njerëzit që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje kanë rezultuar pozitivë, përfshirë Presidentin Trump, Melania Trump, Senatori Mike Lee, Senatori Thom Tillis, Kellyanne Conëay, Hope Hicks dhe Presidenti i Universitetit të Notre Dame, John Jenkins.
Siç dihet dhe nga pamjet e në këtë eveniment shumë prej tyre nuk kishin veshur maska dhe nuk respektuan distancën fizike.
Pas evenimentit, Hicks kishte shfaqur shenja dhe menjëherë kishte bërë tamponin ku kishte rezultuar pozitivë. E megjithëse Hicks kishte rezultuar pozitivë dhe Trump ishte në dijeni për këtë ai mori pjesë në një mbledhje fondesh në New Jersey ku qindra njerëz ishin të pranishëm./Re.Gu/Fjala.al
https://twitter.com/rafsanchez/status/1312381326897618949