Konsumimi i sheqerit, çfarë duhet të keni kujdes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konsumimi i sheqerit në sasi të mëdha mund të dëmtojë rëndë shëndetin tuaj.

Sheqeri nuk siguron vlera të larta ushqyese dhe ushqimet me sheqer dhe pije shpesh janë ushqimet me më shumë kalori si: frutat, perimet dhe drithërat. Sipas ekspertëve rekomandohet kufizimi i sheqerit deri në 100 kalori në ditë për gratë dhe 150 kalori në ditë për burrat.

Trupi i njeriut lëshon shenja të ndryshme në momentin kur e keni tepruar me konsumimin e sheqerit.

Mungesë energjie dhe lodhje

Ndjesia e vazhdueshme e lodhjes ose këputjes është një nga shenjat më të lehta për t’u kuptuar, që vjen si pasojë e dozave të larta të sheqerit. Ndonëse karbohidratet që ju konsumoni mund t’ju ofrojnë doza të forta energjie, mos harroni që bëhet fjalë për një situatë të përkohshme.

Nëse ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës, duhet patjetër të vëzhgoni me kujdes stilin e ushqyerjes dhe të zbuloni nëse pini ujë mjaftueshëm apo nëse i jeni dorëzuar trullosjes së rreme të sheqerit.

Varësia ndaj të ëmblës

Nëse jeni vazhdimisht në kërkim të gjërave të ëmbla atëherë gjasat janë që ju po krijoni një varësi të rrezikshme. Konsumi i sheqerit mund t’ju bëjë të fiksuar pas tij. Nëse nuk duroni dot një ditë të vetme pa të ëmbla, atëherë me siguri keni rënë pre e kësaj varësie.

Viruset

Nëse vini re që sëmureni shumë shpesh, atëherë mund të fajësoni sheqerin. Nëse jeni kthyer në një “tabelë qitje” për çdo virus që qarkullon në qytet, atëherë duhet të ndryshoni dhe të hiqni dorë nga gjërat e ëmbla. Konsumimi i tepruar i sheqerit e dobëson sistemin imunitar dhe shpërbën aftësinë natyrale të trupit për të luftuar të ftohtin, gripin, viruset dhe sëmundjet kronike.

Trullosje

Kur konsumoni shumë sheqer, nivelet e sheqerit në gjak rriten me shpejtësi dhe bien menjëherë.

Ritmi normal është që niveli i sheqerit të bjerë gradualisht. Luhatjet e vazhdueshme në nivelin e sheqerit në gjak, shkaktojnë probleme serioze në proceset mendore.

Lexo edhe :  Pensionistët që kanë punuar në ish-kooperativa s’do të përplasen më dyerve të gjykatave

Humbja e shijes

Konsumi i tepërt i sheqerit bombardon ndjesitë e shijes dhe i çorodit ato.

Toleranca e shqisës së shijes ndaj të ëmblave rritet dhe rrjedhimisht ke nevojë për sheqer, gjithnjë e më shumë. Kur shqisa e shijes ka nevojë të ngopet me të ëmbla, atëherë do ta keni më të vështirë për ta kënaqur me pak. Megjithatë, nëse filloni tërheqjen graduale nga sheqeri, toleranca e kësaj shqise do të rimëkëmbet, madje do të dalloni kur diçka është shumë e ëmbël dhe do të arrini të bëni dallimin mes ushqimeve të duhura.

Probleme me këmbët dhe lëkurën

Sheqeri është si inflamacioni. Ka të njëjtin ndikim në organizëm, madje mund të shkaktojë probleme serioze në lëkurë. Nëse vuani nga lëkura e thatë, ose me yndyrë, ekzema, apo aknet, atëherë mund të fajësoni sheqerin. Sheqeri ka të njëjtin ndikim edhe tek këmbët, tek thembra, shputat dhe gishtat, duke shkaktuar dhimbje. Konsumi i tepërt i sheqerit mund të shkaktojë rënie të ndjeshme të hormoneve dhe neurotransmetuesve. Rrathët e zinj tek pjesa e poshtme e syve është nga shenjat e kësaj simptome.

Shtim në peshë

Teprica e sheqerit do të thotë që keni konsumuar shumë kalori. Duke qenë se sheqeri nuk ka as fibra e as proteina, atëherë nuk do të ndiheni kurrë të ngopur dhe nuk do të ndaloni së ngrëni.

Për më tepër, sheqeri shkakton çlirimin e insulinës në gjak, që luan një rol domethënës në shtimin ne peshë. Sa më shumë insulinë të ketë në organizëm aq më e lartë do të jetë rezistenca ndaj tij. Organizmi do të çoroditet, sepse nuk do të dijë si t’i përgjigjet sasive të insulinës dhe të përpunojë sheqerin në mënyrën e duhur. /Ra.My.Fjala.al/

 

 

 

Të fundit

Gjesti i jep fund polemikave: Jam treguar i kujdesshëm, nuk dua…

Gjesti, gjatë një bisede me Gertën dhe Gertin, tha se nuk dëshiron të lëndojë Eglin dhe se ka qenë...

Spahiu zbardh ‘lojën’ para zgjedhjeve: Një teatër i dy aktorëve më komikë që ka Shqipëria

Zgjedhjet e 11 Majit, fushata elektorale, aleancat politike dhe a ka marrëveshje mes partive të mëdha, duke u nisur edhe nga ajo për Kodin...

Pas telefonatës me Presidentin Trump, sauditët 600 miliardë dollarë investime në SHBA

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite tha të enjten se Mbretëria Saudite dëshiron të investojë 600 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara gjatë katër...

Nominimet për çmim “Oscar” 2025, publikohet lista e plotë e kandidatëve

Akademia e Filmit ka shpallur sot nominimet për çmimet “Oscar” 2025, ku filmat si “Emilia Pérez,” “The Brutalist,” dhe “Wicked” janë ndër më të...

E rëndë në Mirditë, gjendet një trup i pajetë në lumin Fan

Një trup i pajetë është zbuluar në ujërat e lumit Fan në Mirditë, poshtë një ure në dalje të Fushë Arëzit. Policia ka mbërritur në...

Lajme të tjera

Web TV