Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Meta: Ai që prek 5 qershorin mban përgjegjësi personale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa Kuvendit pritet të miratojë sot ndryshimet në kodin zgjedhor pa konsensensusin e opozitës jashtëparlamentare, presidenti Ilir Meta lëshoi edhe një apel të fundit para këtij akti që të respektohet marrëveshja e 5 qershorit.

Ai paralajmëroi deputetët se kushdo që ngre dorën kundër të ardhmes europiane do të mbajë përgjegjësi individuale dhe jo kolektive.

“Shpresoj që sot deputetët të marrin një vendim të drejtë, të respektojnë marrëveshjen historike të 5 qershorit, i vetmi përjashtim që kemi vendosur është hapja e listave 100%.

Çdo prekje e njëanshme e marrëveshjes historike të 5 qershorit do të jetë një faturë shumë e madhe historike për të gjithë ata që do të ngrenë dorën pasi jemi paralajmëruar në mënyrë të vazhdueshme nga BE dhe presidenca gjermane.

Përgjegjësia e çdo deputeti do të jetë individuale dhe njo kolektive nëse ngre dorën kundër të ardhmes së Shqipërisë. Shqipëria me hir apo me pahir do të hyjë në BE se ky është vullneti i qytetarëve shqiptarë”, tha Meta./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Vetëm të iki ky…

Nga Lutfi Dervishi Në një raport për perspektiven e Shqipërisë, një ndërkombëtar shkruante: "Ky vend do të bëhet… por vetëm nëse...

Meloni takohet me Presidentin Vuçiç: Mbështetje për dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, u takua mbrëmjen e djeshme në Beograd me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Sipas njoftimit zyrtar të qeverisë italiane, takimi...

Putin takim kokë më kokë 3 orë me të dërguarin e Trump për luftën në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin u takua me emisarin amerikan Steve Witkoff në Kremlin, ndërsa afati i vendosur nga Donald Trump për një armëpushim në Ukrainë po...

Nard Ndoka: Pendesa më e madhe në politikë? Bashkëpunimi me Bashën

Nard Ndoka, i ftuar në podcastin “Flet” nga Ilnisa Agolli, ndau me publikun detaje nga jeta e tij, fëmijëria, politika, përfshirë edhe bashkëpunimet që...

“Në Afrikë…”/ Bleona Qereti pas takimit me Blendi Fevziun zbulon birësimin e pazakontë

Nëse menduat për një fëmijë, një qenush, apo ndoshta një mace, jo, nuk është asnjëra prej tyre. Bleona Qereti sapo ka treguar se ka birësuar...

Lajme të tjera

Web TV