Replika mes Qafokut dhe Vokshit  për Lulzim Bashën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë emisionit HARD TALK pati shumë replika mes  Roland Qafokut dh ish-deputetes Albana Vokshi. Po përcjellim disa prej tyre me anë të videove që tregojnë vërtetë një intervistë të fortë.

-Me aq sa unë e njoh, sepse e njoh prej shumë vitesh madje para se të hynte në politikë, kemi punuar në Kosovë. Ka pasur një karrierë shumë të suksesshme para se ta linte Kosovën.

-Ngaqë e kishte të suksesshme e la?

-E la sepse u fokusua për të dhënë më të mirën e eksperiencës së tij profesionale, akademike, për ta dhënë në Shqipëri.  Unë besoj që ishte edhe ftesa që bëri zoti Berisha në atë kohë me KOP-in. Zoti Basha ka qenë edhe koordinator i KOP-it dhe ka bërë një fushatë fantastike.

-Nuk e mbaj mend. Po ju keni qenë vetë atje ndaj e kujtoni. Unë kam qenë dhe gazetar aktiv. Ka qenë një gjë normale.

-Kemi qenë në gjithë Shqipërinë duke shpalosur programin.

-Mos e bëni Skënderbeun tani se normal ka qenë.

-Po jepi Çezarit atë që i takon Çezarit. Ajo që po them është që vjen nga një eksperience shumë e suksesshme në Kosovë.

-Po pra,, nuk ka bërë ndonjë gjë të jashtëzakonshme.

-Jo, të zakonshme por e ka bërë shumë mirë po them.

-Po e bën extraordinary.

-Jo, po dëshmoj atë që ka bërë.

-Po e bën sikur zgjedhjet i fitoi Basha, jo Sali Berisha.

-Nuk po them këtë, por punën që po bën ai për tu fituar zgjedhjet. Dhe të siguroj që KOP-i ka patur një ndikim jo të vogël në rezultatin e zgjedhjeve./Fjala.al/Ke.Ba 

 

Të fundit

Stuhitë godasin veriperëndimin e Italisë, moti i keq krijon kaos në disa zona (VIDEO)

Rajoni veriperëndimor italian i Piemonte është sot në alarm të kuq, pasi një valë moti ekstrem vazhdon të godasë...

VIDEO/ Pamje dramatike, qëndron i varur në helikopter pasi piloti nuk e lejoi në bord

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Kenia, ku një burrë është kapur pas një helikopteri ndërsa ky po ngrihej nga një dasmë, duke rrezikuar...

“Nga USA zgjodhëm PD-në. Fitore!”/ Topalli publikon foton e votuesit nga diaspora

Drejtuesja politike e PD për Diasporën Jozefina Topalli ka postuar në rrjetet sociale foton e një shqiptari i cili jeton jashtë vendit, të cilit...

Zuckerberg: Snapchat do ishte rritur më shumë nëse do ta pranonte ofertën time të blerjes

CEO i Meta Mark Zuckerberg tha se Snapchat do të ishte rritur më shpejt nëse do të pranonte ofertën e kompanisë së tij për...

CNN: SHBA synon mbylljen e afro 30 ambasadave dhe konsullatave

Administrata e presidentit Donald Trump po shqyrton plane për të mbyllur gati 30 ambasada dhe konsullata amerikane në mbarë botën, si pjesë e një...

Lajme të tjera

Web TV