Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shprehet se deklaratat e zyrtarëve serbë ndaj viktimave të luftës civile të Kosovës e dëmtojnë dialogun dhe i minojnë përpjekjen e përbashkëta për pajtim.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Thaçi shprehet se deklaratat fyese të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Iviça Daçiç dhe të ministrit serbtë Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, janë dëshmi se Serbia nuk i ka ndryshuar ende politikat e saj fashiste ndaj Kosovës.
Daçiç deklaroi se në Kosovë janë konsideruar si kërcënuese për serbët që i bëjnë të ditura lokacionet e shqiptarëve të varrosur në territorin e Serbisë.
“Mos u merrni me amerikanët, gjermanët, turqit dhe gjithë të tjerët. Çfarë të bëjmë me serbët, të cilët flasin budallallëqe të ndryshme, iu tregojnë shqiptarëve dhe kroatëve se ku janë të varrosur shqiptarët në gjithë Serbinë”, deklaroi Daçiç.
Ndërkohë, Vulin, duke reaguar ndaj një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë, që Porti i Durrësit t’i takojë Kosovës, ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vazhdon me përpjekjet e tij për të krijuar një “Shqipëri të Madhe”./Re.Gu/Fjala.al