Zbardhet dëshmia e Fjolla Morinës, pranon lidhjen me biznesmenin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arrestimi i këngëtares së njohur Fjolla Morina në pikën kufitare të Morinës bëri bujë mediatike. Këngëtares kosovare iu gjetën në çantë dy pistoleta gjatë kontrollit rutinë në doganë, gjë e cila çoi më pas në arrestimin e saj.

Për ti shpëtuar burgut këngëtarja 34-vjeçare sajoi një shtatëzani të rreme për të lehtësuar vendimin e gjykatës.

Fjala.al ka arritur të zbardhë dhe të sigurojë dëshminë e plotë të këngëtares Morina përpara prokurorisë.

Fjolla Morina gjatë dëshmisë së saj ka pranuar lidhjen me biznesmenin Fisnik Syla dhe ka konfirmuar një shtatëzani të mundshme pasi një test paraprap i ka dalë pozitiv.

“Jam nisur nga Kosova me makinën time, për në Tiranë pasi kam pasur për të bërë muzikë. Në makinë kam pasur edhe shtetasin Fitim Muji shofer si dhe shokun tim Fisnik Syla. Gjatë kontrollit në PKK Morinë më kanë gjetur pistoletën dhe fishekët në çantë dhe në makinë. Pistoletën m`a ka bërë dhuratë një miku im nga Gjermania i cili nuk jeton më. Personat që unë kisha në makinë nuk ishin në dijeni se unë kam pistoletë, madje edhe unë vetë nuk e dija se e kam në çantë pistoletën. Deklaroj se Fitim Mujin e kam njohur para tre muajsh dhe e kam shoferin tim dhe të Fisnikut, pasi ai punon për Fisnikun. Ndërsa me Fisnik Syla jam njohur që herët dhe tani jemi të dashur, gati për martesë, por nuk e kam nxjerrë nëpër media, duke e mbajtur privat. Dua të deklaroj se mund të jem edhe shtatzënë pasi një test paraprak më ka dalë pozitiv.” ka thënë Fjolla Morina në dëshminë e saj për prokurorinë.

Gjithashtu edhe biznesmeni Fisnik Syla i cili ishte në të njëjtën makinë me këngëtaren ka pranuar lidhjen me të dhe ka deklaruar:

“Jemi nisur nga Kosova me makinën e Fjollës dhe dua të deklaroj se Fjollën e kam të dashur prej 2-3 muajsh dhe kam lidhje me të, ndërsa shtetasin Fitim Muji e kam shokun tim prej kohësh pasi jemi nga I njejti fshat. Po vinim në Tiranë pasi Fjolla kishte një klip për të bërë dhe ne po e shoqëronim. Nuk kisha dijeni për armët në makinë, pasi po ta dija nuk kisha hipur në atë makinë, se unë kam biznesin tim dhe nuk më shkon në mendje për të bërë ndonjë të pabërë. Fitimi është shoku im dhe nuk ka lidhje me Fjollën dhe është i papunë.”

 

Dëshma e plotë e këngëtares Fjolla Morina

Në datë 19.09.2020, rreth orës 00:07’, është paraqitur në S.P.K Morinë, në sportelin e hyrjes automjeti me targa 01-405 NR, Model Q7, me drejtuese shtetasen Kosovare Fjolla Morina. Në automjet ndodheshin edhe shtetasit Fisnik Syla dhe Fitim Muji. Gjatë kontrollit në çantën personale të shtetases Fjolla Morina u gjet një armë zjarri tip pistoletë e markës ZORAKI M906-T, ngjyrë e zezë me tre fishekë me krehër brenda, me mbishkrimin në anën e bardhë tek pjesët e lëvizshme ZRAGY02190400596 dhe MADE BY ATAKARMSLTD Cal.9mm P.A.K. Ka vijuar kontrolli në të gjitha çantat dhe nuk u gjet asgjë e kundërligjshme. Më pas ka vijuar kontrolli i automjetit ku në pjesën e përparme të mbajtëses së krahut anash sedijes së shoferit u konstatuan 20 fishekë të tipit 32 auto ppu. Gjithashtu edhe në anën e mjatë të bagazhit të automjetit u gjet një pistoletë e dyshuar lodër çakmak me mbishkrimin ËALTHER CARLS WALTHER WAFFENFABRIK Ulm/Do Model PPK Cal.7.65mm. Më pas automjeti u kalua në skaner dhe nga përgjigja e skanerit nuk u markua në asnjë vend për ndonjë gjë të kundërligjshme. Janë kryer veprimet e para hetimore si sekuestrimi dhe kqyrja e dy pistoletave ZORAKI M906-T dhe WALTHER, një karikator pa fishekë, një kuti plastike ngjyrë e bardhë me 23 fishekë me gëzhojë ngjyrë ari, me kapsolla të pagoditura. Është bërë sekuestrimi dhe lënia në ruajtje i automjetit tip Audi Q7 me targa 01-405 NR, së bashku me çertifikatën e regjistrimit të automjetit në emër të Kreshnik Ademi si dhe çelësi i automjetit. Nga ana e organit të akuzës është marrë vendim per kryerjen e ekspertimit tekniko-balistik si dhe daktiloskopik vlerësues për provat materiale të sekuestruara.
Lidhur me këtë ngjarje, shërbimet e policisë gjyqësore kanë kryer arrestimin në flagrancë më datë 19.09.2020, ora 12:00 të shtetasve nën hetim Fjolla Morina, Fisnik Syla dhe Fitim Muji. E pyetur si person që ka dijeni për veprën penale shtetasja Fjolla Morina ka deklaruar se:

Lexo edhe :  Mira Konçi publikon një video të fëmijëve duke kënduar dhe do të magjepseni

“Jam nisur nga Kosova me makinën time, për në Tiranë pasi kam pasur për të bërë muzikë. Në makinë kam pasur edhe shtetasin Fitim Muji shofer si dhe shokun tim Fisnik Syla. Gjatë kontrollit në PKK Morinë më kanë gjetur pistoletën dhe fishekët në çantë dhe në makinë. Pistoletën m`a ka bërë dhuratë një miku im nga Gjermania i cili nuk jeton më. Personat që unë kisha në makinë nuk ishin në dijeni se unë kam pistoletë, madje edhe unë vetë nuk e dija se e kam në çantë pistoletën. Deklaroj se Fitim Mujin e kam njohur para tre muajsh dhe e kam shoferin tim dhe të Fisnikut, pasi ai punon për Fisnikun. Ndërsa me Fisnik Syla jam njohur që herët dhe tani jemi të dashur, gati për martesë, por nuk e kam nxjerrë nëpër media, duke e mbajtur privat. Dua të deklaroj se mund të jem edhe shtatzënë pasi një test paraprak më ka dalë pozitiv.”

I pyetur si person që ka dijeni për veprën penale shtetasi Fisnik Syla ka deklaruar se:

“Jemi nisur nga Kosova me makinën e Fjollës dhe dua të deklaroj se Fjollën e kam të dashur prej 2-3 muajsh dhe kam lidhje me të, ndërsa shtetasin Fitim Muji e kam shokun tim prej kohësh pasi jemi nga I njejti fshat. Po vinim në Tiranë pasi Fjolla kishte një klip për të bërë dhe ne po e shoqëronim. Nuk kisha dijeni për armët në makinë, pasi po ta dija nuk kisha hipur në atë makinë, se unë kam biznesin tim dhe nuk më shkon në mendje për të bërë ndonjë të pabërë. Fitimi është shoku im dhe nuk ka lidhje me Fjollën dhe është i papunë.”

I pyetur si person që ka dijeni për veprën penale shtetasi Fitim Muji ka deklaruar se:

“Jemi nisur nga Kosova për Tiranë me makinën e Fjollës dhe dua të deklaroj se me Fjollën njihem pasi me Fisnikun jam shok dhe kam udhëtuar me ta si shok dhe shoqe, pasi Fjolla kishte punë në Tiranë për muzikë. Unë nuk kisha dijeni për armët pasi po ta dija nuk kisha hipur në atë makinë. Fisniku është shoku im dhe ka lidhje me Fjollën pasi janë të dashur.”

Nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, më datë 19.09.2020 është regjistruar procedimi penal nr.397, datë 19.09.2020, në ngarkim të personave nën hetim Fjolla Morina, Fisnik Syla dhe Fitim Muji, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/a/2 i K.Penal. Sipas aktit të ekpertimit teknik nr.11, datë 22.09.2020, të sjellë gjatë gjykimit nga prokuroria rezulton se: “1.Arma objekt ekspertimi pistoleta me numër 190400596, është armë zjarri pistoletë jostandarte e tipit ‘ZORAKI M 906-T’, që përdor si municion fishekë standard, luftarak, të fabrikuar të kalibrit 7.65mm. Pistoleta është e rregullt teknikisht dhe realizon qitje normale. 2. Njëzet e tre (23) fishekët objekt ekspertimi janë fishekë të fabrikuar, luftarakë kalibër 7.65mm, që përdoren si municion i armëve të kalibrit 7.65mm, ato janë të rregullt teknikisht dhe realizojnë shkrepje. 3. Arma objekt ekspertimi ‘CARLS WALTHER WAFFENFABRIK Ulm/Do Model PPK Cal.7.65mm’, nuk është armë zjarri por është imitim arme dhe shërben si çakmak gazi.”   /Ra.My.Fjala,al/

Të fundit

Nënshkruhet marrëveshja mes QSUT dhe Qendrës Spitalore “San Raffaele”

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku u firmos marrëveshja për një partneritet strategjik...

Ndryshimi i çmimit të energjisë, nga 1 maji shtrenjtohet buka dhe shumë produkte

Edhe pse çmimi i energjisë elektrike pritet të rritet nga 1 maj, disa biznese tashmë kanë ngritur çmimet e produkteve, ndërsa të tjera kanë...

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Manati, plagosen 5 persona

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot në aksin e vjetër Lezhë-Manati, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes,...

Meta reagon nga qelia/ Shqipëria Madhështore është shumë pranë!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet i bindur nga qelia se fitorja e 11 Majit është më pranë se kurrë. Në një postim në rrjete...

Ura më e lartë në botë është pothuajse gati/ Tejkalon rrokaqiejt më të famshëm në planet

Ajo do të quhet Ura e Kanionit Huajiang dhe do të jetë ura më e lartë në botë . Jo për sa i përket lartësisë së...

Lajme të tjera

Web TV