Kush janë liderët botërorë që rezultuan pozitiv?/ Të pasur dhe të pushtetshëm por jo të paprekur nga COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk ka arsye pëfr mos e besuar. Lider të njohur të arenës politike në botë janë prekur nga COVID-19 dhe iu është dashur të përballen me një luftë që më pare as nuk e kishin menduar.

Nga Boris Johnson, Kryeministri britanik, i pari lider politik i prekur nga koronavirus deri tek presidenti amerikan Trump, i cili zhvendosi vëmendjen nga çështjet politike  tek shëndeti i tij, ata dashur pa dashur edhe pse të pushtetshëm, të pasur dhe të fuqishëm për të mbrojtur vendet e tyre nuk kanë mundur t’i shpëtojnë infektimit nga coronavirusi.

Kryeministri britanik, Boris Johnson ishte  ai që vuajti shumë prej COVID-19.

Pas testimit pozitiv më 27 mars, kryeministri britanik u shtrua në spital për disa ditëme radhë, në një njësi të kujdesit intensiv në spitalin ”St. Thomas” në Londër.

Ai pranoi më 12 prill se  rrezikoi të vdiste.

E më pas trajtimi mjekësor për presidentin brazilian Bolsonaro, i cili mbeti pozitiv nga 7 deri më 25 korrik, ishte më pak i lehtë se sa ai i Johnson.

Bolsonaro që nga fillimi i epidemisë ka eliminuar përdorimin e maskës, pa hequr dorë nga turmat dhe tubimet.

bjellorus, Aleksander Lukashenko ishte një tjetër dhëheqës politik duke e bërë kështu presidentin bjellorus një tjetër lider politik që mundi t’i shpëtonte infektimit nga ky virus. Lukashenko  kishte folur për “psikozë” në lidhje me virusin dhe në korrik njoftoi se ai kishte kapërcyer infeksionin “duke qëndruar në këmbë dhe pa simptoma”.

Përveç që nuk kishte vendosur për ndonjë formë bllokimi, vendi i tij ishte i vetmi vend europian që nuk kishte ndërprerë as kampionatin e futbollit dhe nuk kishte mbyllur stadiumet.

Së fundmi  presidenti i SHBA-ve , Donald Trump dhe bashkëshortja e tij , të cilët sipas mjekëve ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore momentalisht.

Lexo edhe :  E tmerrshme/ Ky është vendi që ka tërhequr bukët nga tregu, nuk do ta besoni arsyen

Presidenti i SHBA, Donald Trump doli për pak kohë nga spitali ushtarak ”Walter Reed” në bordin e një SUV të blinduar, ku ai është i shtruar  për shkak të infektimit me Covid-19, për një vizitë të shkurtër të befasishme tek dhjetëra adhurues që ndodheshin prej të premtes jashtë ndërtesës, pasi mjekët parashikuan daljen e tij të mundshme sot, nëse ai vazhdon të përmirësohet.Trump falënderoi mbështetësit e tij jashtë spitalit. Ru. Do/ Fjala.al

 

 

Të fundit

Pse zemërohemi kur jemi të uritur?

Nuk është e pazakontë që edhe kur jemi të qetë zemërohemi kur kemi uri. Me kalimin e kohës që nga...

Si ndikoi turneu i Harry dhe Meghan te Mbreti Karli III

Në vitin 1992, me martesën e tyre të prishur plotësisht, princat e atëhershëm të Uellsit duhej të bënin një udhëtim zyrtar në Korenë e...

Julia Fox rrëfen se ka kaluar mbi dy vite pa marrëdhënie intime

Julia Fox, aktorja dhe këngëtarja amerikane, e cila në moshën 18-vjeçare ishte dominuese në Hollivud, ka konfirmuar se ka dy vite e gjysmë që...

Balla takim “kokë më kokë” me homologun italian, zbardhet tema e diskutimit

“Takimi me Ministrin e Brendshëm italian Matteo Piantedosi, i cili shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin e tij për familjen dhe organizatën e Policisë së Shtetit...

Ish banorja e BBV humb babain: Gjysma e shpirtit tim u shua…

Ish-banorja e “Big Brother VIP1” dhe këngëtarja e njohur Xheisara Frisku, ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Nëpërmjet...

Lajme të tjera

Web TV