Durrës/ Plagoset me armë zjarri një 36-vjeçar, shpallet në kërkim autori nga Mirdita

Një plagosje me armë ka ndodhur gjatë natës në Gjuricaj të Durrësit ku një 40-vjeçar nga Mirdita ka qëlluar në këmbë një 36-vjeçar.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se i plagosuri ka qenë i dënuar më parë për dhunim në banesë të kryer në bashkëpunim, ndërsa autori është shpallur në kërkim.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Ishëm/Durrës

Plagosi me armë zjarri një 36-vjeçar, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit G. S., 40 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas, më datë 06.10.2020, rreth orës 01:00, në fshatin Gjuricaj, Ishëm, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin E. T., 36 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, i dënuar më parë për dhunim banese, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi E. T. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

re.gu/Fjala.al