Ekspertët, skeptikë mbi shëndetin e presidentit : Trump nuk mund të lirohej kaq shpejt nga spitali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Trump nuk mund të lirohej kaq shpejt nga spitali, gjendja e tij është e rëndë”. Deklarata vjen nga ekspertë shëndetësorë në SHBA të cilët e lidhin deklaratën e tyre me faktin e përdorimit të deksametazonit. Sipas tyre, përdorimi i këtij ilaçi për të zvogëluar inflamacionin është një nga provat më të forta se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Mjekët që nuk janë përfshirë në trajtimin e Presidentit Donald Trump për COVID-19 thanë se fakti që ai ka nisur   me dexamethasone – një steroid gjenerik i përdorur gjerësisht në sëmundje të tjera për të zvogëluar inflamacionin – është prova më e fortë që çështja e tij mund të jetë e rëndë.

Ekipi mjekësor i Trump tha të dielën se ai kishte mungesë të theksuar të oksigjenit, por gjendja e tij nisi të përmirësohej dhe u lirua nga spitali.

“Ajo që dëgjova në përshkrimin e konferencës për shtyp sugjeronte që Presidenti ka sëmundje më të rëndë sesa e gjithë ngjarja e krijuar në përgjithësi”, tha Dr. Daniel McQuillen, specialist i sëmundjeve infektive në Spitalin & Qendrën Mjekësore në Massachusetts.

Shoqata e Sëmundjeve Infektive të Amerikës thotë se deksametazoni është i dobishëm tek njerëzit me COVID-9 të cilët janë në gjendje kritike dhe që kërkojnë oksigjen shtesë. Por studimet tregojnë se ilaçi nuk është i dobishëm – dhe madje mund të jetë i dëmshëm – tek njerëzit me simptoma të lehta të sëmundjes.

Ai dhe mjekë të tjerë që kanë trajtuar pacientë me COVID-19 për muaj me radhë thanë se Trump, nuk mund të lirohej kaq shpejt nga spitali. Trump u kthye në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Ëalter Reed pas një udhëtimi të shkurtër.

“Ai nuk mund të shkojë në një shtëpi ku nuk ka kujdes mjekësor. Në thelb ka një spital në Shtëpinë e Bardhë ”, tha Dr. Ëalid Gellad, profesor i mjekësisë në Universitetin e Pittsburgh.

Lexo edhe :  Liderët botërorë si fëmijë, seriali i ri rus për t’u shpjeguar gjeopolitikën të vegjëlve

Trump u dërgua në spital të Premten pak orë pasi njoftoi se kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.

Të shtunën, presidenti filloi një trajtim pesë-ditor të remdesivir.

Mjekët kanë thënë se dexamethasone zakonisht përdoret për njerëzit gjendja e të cilëve është e përkeqësuar.

“Ne u japim dexamethasone pacientëve që kërkojnë oksigjen shtesë”, tha Dr. Amesh Adalja, një specialist i sëmundjeve infektive në Universitetin Johns Hopkins.

Nëse Trump nuk kërkon më oksigjen shtesë dhe është në gjendje të kthehet në aktivitetet e tij normale, mjekët e tij mund ta nxjerrin atë nga spitali, tha ai.

“Pyetja më e madhe do të ishte a ekziston rreziku i përkeqësimit, apo ai është në një trajektore të mirë?” Tha Dr Adalja.

Mjekët në të gjithë botën thonë se pacientët me COVID-19 të cilët kanë pasur një përgjigje të mirë ndaj trajtimit mund të largohen nga spitali relativisht shpejt, por ata ende duhet të monitorohen nga afër.

Të fundit

Shtatzënë për herë të dytë? Kiara Tito vendos të flasë, zbulon të vërtetën

Moderatorja e njohur Kiara Tito në një intervistë të bërë së fundmi ka zbuluar më shumë nga jetë e...

Lapaj kërkoi rinumërimin e votave në qarkun e Vlorës, KAS vendos hapjen e një kutie

Pas denoncimit të kryetarit të partisë Shqipëria Bëhet në qarkun Vlorë e Fier për rinumërimin e votave, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve kanë vendosur...

Pas rezultatit dërrmues të 11 majit, PD në gjendje të mjerueshme

Partia Demokratike e Shqipërisë, e udhëhequr nga Sali Berisha, humbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Në këto zgjedhje, PS fitoi 53.3% të votave...

Franca ndalon pirjen e duhanit edhe në vendet e hapura publike

Qeveria franceze ka njoftuar ndalimin e pirjes së duhanit duke filluar nga 1 korriku në vendet publike të hapura ku mund të jenë të...

Pse u thirr Edi Rama në ‘folenë’ e ‘ish-armiqve’ të tij brenda CDU-së gjermane? (FOTO)

Nga Ylli Pata Kryeministri Edi Rama ka postuar sot, dy statuse në faqen e tij në Facebook, nga pjesëmarrja e tij në një eveniment politik shumë të rëndësishëm...

Lajme të tjera

Web TV