Kombëtarja/Berisha dhe Vrioni janë shpresë për trajnerin e kuqezinjve Reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Portieri dhe i riu i Juventusit pritet të jenë gati për dy sfidat e radhës. Pas anulimit të miqësores së 7 tetorit me Armeninë, Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet dhe, të martën pasdite ka zhvilluar në Durrës seancën stërvitore të radhës.

Siç dihet, lista e trajnerit Edoardo Reja për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë ka pësuar ndryshime për shkak të pasojave të epidemisë së Covid-19 dhe problemeve që janë hasur me klubet.

Kështu, Ylber Ramadani, Florian Kamberi, Lindon Selahi dhe Klaus Gjasula me shumë gjasa nuk do të jenë të gatshëm për dy ndeshjet e radhës, pasi nuk lejohen nga klubet të dalin jashtë vendeve përkatëse. Edhe portieri Thomas Strakosha ka shfaqur probleme fizike dhe është në pikëpyetje për ndeshjet e mestetorit dhe, për këtë arsye, trajneri Reja ka vendosur të thërrasë portierët Alban Hoxha dhe Gentian Selmani.

Ndërkaq, probleme fizike vazhdon të shfaqë edhe mbrojtësi Jon Mersinaj, i cili është duke u monitoruar vazhdimisht nga stafi mjekësor. Ndërkaq, lajmi i mirë për Rejën është se Etrit Berisha, por dhe Xhakomo Vrioni, mund t’i bashkohen të mërkurën mbrëma ose të enjten në mëngjes grupit kuqezi për dy ndeshjet e radhës. Të mërkurën do të zhvillohen dy seanca stërvitore.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Vizita e parë në Azinë Juglindore,Presidentja Osmani pritet me nderime të larta në Brunei

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me “nderimet më të larta shtetërore” në aeroportin Brunei Darussalam. Ajo tha se...

I biri u zu poshtë nga masivi i kromit në fabrikë, babai i dëshpëruar kërkon ndihmë

Në Qafën e Burrelit prej 24 orësh vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili ishte duke punuar me eskavator kur një masiv i...

“Kisha frikë!”/Qëlloi me armë zjarri gjatë sherrit në Laç, zbardhet dëshmia e 28-vjeçarit

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja tragjike e një ditë më parë në Laç, ku mbetën të plagosur pesë persona, njëri prej të...

“71 mandate i kemi”, Rama nga Shkodra: Demokratët të mos votojnë që të mos u vijë turp

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur turin elektoral për zgjedhjet e 11 majit me një miting në Shkodër, ku nuk i kurseu ironitë dhe akuzat...

Për herë të parë, Gigi Hadid publikon foton duke u puthur me Bradley Cooper

E gjitha nisi me një puthje pranë tortës së ditëlindjes. Në festën e saj të 30-vjetorit, Gigi Hadid konfirmoi publikisht lidhjen me aktorin e...

Lajme të tjera

Web TV