Mbyllet më në fund çështja Loredana-Petra! Ja shuma që pagoi këngëtarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çështja e Loredanës dhe zonjës Petra Z. është mbyllur me kërkesë të të dyja palëve nga zyra e prokurorit të Luzernit.

Avokati i Loredanës, Thomas Fingerhuth, është shprehur i lumtur që është arritur kjo marrëveshje dhe se tani Loredana e Petra kanë një marrëdhënie të mirë më njëra-tjetrën.

Sipas zyrës së prokurorit, Loredana mashtroi palën e dëmtuar duke u hequr si avokate dhe duke i marrë një shumë parash përmes kërcënimeve.

Në bazë të marrëveshjes që të dyja kanë arritur, reperja shqiptare i ka paguar gruas zvicerane rreth 400 mijë franga. “20 minuten” shkruan se Loredana i ka kërkuar edhe falje dhe ka marrë përgjegjësi të plotë për veprimet e saj.

Dëmshpërblimi që Loredana i ka dhënë Petra Z. ka qenë shumë më i madh se shuma që ajo i mori përmes mashtrimeve. Përveç saj, reperja ka paguar edhe të gjitha shpenzimet gjyqësore të zonjës Petra.

Loredana zbuloi para pak javësh se ajo i kishte dhënë fund të gjitha debateve me Petra Z. pasi postoi një foto, në të cilën shihej duke komunikuar me të në celular. “01.09.2020”, shkroi reperja, që do të thotë se në këtë datë ato kanë arritur marrëveshjen mes tyre. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Korrik 1995/ Masakra e Srebrenicës, një nga kapitujt më të errët të Evropës moderne

Në korrik të vitit 1995, në përfundim të Luftës së Bosnjës (1992–1995), ndodhi një prej krimeve më të rënda...

Izraeli sulmon nga ajri Gazën, raportohet për të paktën 33 viktima

Sulmet ajrore izraelite i kanë vrarë të paktën 33 palestinezë në Gazë, thanë zyrtarët shëndetësorë të dielën, ndërsa ushtria izraelite njoftoi se ka goditur...

‘Largohem pa pengje’, Dhurata Çupi: Partia Demokratike kërkon reformim, por…

Të enjten që lamë pas, Kuvendi mbylli dyert. Për disa deputetë për t’u rikthyer në shtator, e për 83 të tjerët seanca e 3...

Tragjedi në Mirditë/ 47-vjeçari humb jetën, dyshohet se helmoi veten

Një 47-vjeçar nga Mirdita ka humbur jetën në spitalin e Rrëshenit. Paraprakisht dyshohet se 47-vjeçari ka helmuar veten. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin...

Policia Bashkiake ‘zgjohet nga gjumi’, liron hapësirat publike, gjoba për automjetet

Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës pas kritikave të kryeministrit Edi Rama. Policia bën me dije se gjatë 24...

Lajme të tjera

Web TV