Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/Meta: Mur kriminal që pengon integrimin europian

Presidenti Meta ka reaguar pas miratimit të djeshëm në Kuvend të Kodit Zgjedhor me 97 vota pro.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ai shprehet se ky është një mur i ngritur nga mazhoranca për intergrimin e vendit në BE, por që sipas tij ky mur do të shembet në 25 prill nga 3 milion shqiptarë.
“Shkatërrimi brutal i Marrëveshjes së 5 Qershorit ishte vetëdemaskimi i “Rilindjes” si përfaqësuese e pakicës së pakicës apo thjesht oligarkisë dhe bandave” shkruan Presidenti.
Postimi i plotë i Presidentit 
Shkatërrimi brutal i Marrëveshjes së 5 Qershorit ishte vetëdemaskimi i “Rilindjes” si përfaqësuese e pakicës së pakicës apo thjesht oligarkisë dhe bandave.
Populli shqiptar do të jetë në lartësinë që e kërkon ky moment historik për rrëzimin e murit kriminal të “Rilindjes” që është vendosur nga dje në rrugën e integrimit europian.
Ky mur do shembet nga tre milion shqiptarë në 25 Prill, por edhe më parë nëse është e domosdoshme.
Shqipëria e Para! ??
Shqipëria si gjithë Europa  /Ra.My.Fjala.al/