Rihanna reagon për herë të pare pas akuzave për fyerje të fesë islame

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, ka reaguar për herë të parë pas akuzave për fyerje të fesë islame.

Në një reagim në Instagram, këngëtarja shprehet se ka qenë një veprim pa qëllim të keq, duke shtuar se është e lënduar nga ajo që ka ndodhur.

E vetëdijshme për zemërimin që ka shkaktuar te të gjithë besimtarët e kësaj feje, Riri shkruan:

“Unë do të doja të falenderoja komunitetin mysliman për vënien në dukje të një detaji të madhe që ishte padashur fyese në shfaqjen tonë. Më e rëndësishmja do të doja të ju kërkoja falje për këtë gabim të madh, por pa qëllim.

Ne e kuptojmë se kemi lënduar shumë nga vëllezërit dhe motrat tona muslimanë, dhe unë jam jashtëzakonisht e dëshpëruar nga kjo gjë. Unë nuk luaj me asnjë lloj mosrespektimi ndaj Zotit ose ndonjë feje dhe e di se vendosja e këngës në projektin tonë ishte plotësisht e papërgjegjshme. Do sigurohemi që asgjë e tillë mos të përsëritet më. Faleminderit për faljen dhe mirëkuptimin”.

Rihanna u akuzua nga fansat ajo ka përdorur Hadithin islamik gjatë shfaqjes.

Kënga quhet ‘Doom’ dhe është krijuar nga një producent me qendër në Londër, i quajtur Coucou Chloe më shumë se dy vjet më parë.

Kënga ka mostra vokale islamike nga Hadithi, i cili me sa duket flet për fundin e kohërave dhe ditën e gjykimit.

Një pjesë e madhe e përdoruesve të rrjeteve sociale shpërthyen në statuse e kritika kundër saj.

Hadithi në mënyrë të organizuar dhe bazuar në zinxhirët e transmetimit, është tërësia e thënieve dhe praktikës së përditshme fetare të profetit Muhamed ( profeti i fundit i njerëzimit sipas myslimanëve) bazuar në librin e shenjtë të myslimanëve. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV