Sherri në Elbasan ku u plagosën djemtë e pronarit të lokalit, arrestohet një prej autorëve, shpallen në kërkim 6 të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Elbasanit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit ku mbetën të plagosur dy të rinj. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen ‘Haxhias’ të Elbasanit ku pak ditë më parë këtij biznesi iu vendos tritol e ndërsa mbrëmjen e 4 tetorit u plagosën dhe dy djemtë e pronarit.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se ditën e sotme është arrestuar një nga autorët e dyshuar dhe vijon punën për kapjen e 6 bashkëpunëtorëve të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas një pune të mirorganizuar hetimore dhe profesionale, kanë kapur dhe arrestuar shtetasin M. M., 23 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i shtetasit M. M. u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim K. Xh., 38 vjeç, M. G., 27 vjeç, U. G., 22 vjeç, E. T., 23 vjeç, B. H., 29 vjeç dhe D. H., 25 vjeç, më datë 04.10.2020, në lagjen “Haxhias”, Elbasan, në ambientet e brendshme të një lokali, kanë plagosur duke i goditur me sende të forta shtetasit E. B., 24 vjeç dhe E. B., 21 vjeç (vëllezër), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

“Mandatin po ma zgjat opozita”, Kurti flet për krizën politike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaron se s’ka shpjegim racional për krizën politike në Kosovë. Ai tha se çdo...

Irani: Të gatshëm për negociata, jo për imponime! Nuk duam armë bërthamore

Presidenti i ri i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se Teherani është i gatshëm të rikthehet në tryezën e negociatave, por nuk do të...

Zyrat ligjore ndërkombëtare publikojnë raportin: Veliaj, i ndaluar padrejtësisht nga SPAK

Dy zyrat ligjore Kasowitz LLP me seli në Nju Jork dhe Mishcon de Reya LLP me seli në Londër, që përfaqësojnë Erion Veliajn, kryetarin...

Hapësira ajrore iraniane rihapet për fluturimet ndërkombëtare

Hapësira ajrore e Iranit është rihapur pjesërisht këtë të martë, pas armëpushimit të arritur me Izraelin, që i dha fund 12 ditëve përshkallëzimi ushtarak. Lajmi...

Urbani përplaset me makinën, bllokohet qarkullimi në Sarandë! Pasagjerët në panik

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në qytetin turistik të Sarandës, ku një autobus është përplasur me një automjet. Aksidenti ka bllokuar trafikun në...

Lajme të tjera

Web TV