Buzëqesh Pioli/ Tre rikthime të rëndësishme për Milanin para derbit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milan e nisi kampionatin italian në mënyrën më të mirë të mundshme duke rrëmbyer tre fitore në po tre ndeshje, ndërsa ndodhet në krye të renditjes bashkë me Atalantën, me nga 9 pikë secila.

Por java e katërt e Seria A i vendos kuqezinjtë në një test jo të lehtë, pasi më 17 tetor do të kenë derbin e Madoninës përballë Interit.

Trajneri Stefano Pioli do të ketë në dispozicion edhe tre lojtarë mjaft të rëndësishëm të formacionit në përballjen ndaj zikaltërve. Bëhet fjalë fillimisht për kapitenin Alessio Romagnoli, i cili i mungon skuadrës që nga fundi i sezonit të kaluar, ndërsa tani ka lënë pas dëmtimin dhe duket se po rikuperohet me ritëm të shpejtë për të qenë gati për tu aktivizuar në derbi që nga minuta e parë.

Në repartin e mbrojtjes, momentalisht në dispozicion janë vetëm Simon Kjaer dhe Matteo Gabbia, ndaj rikthimi i Romagnolit do të përforconte prapavijën e kuqezinjve.

Ndërkohë pritet rikthimi në sulm i titullarit Zlatan ibrahimovic. Gjigandi suedez është ende i izoluar për shkak të koronavirusit, dhe ndonëse pa simptoma, ai nuk mund të stërvitet derisa të shërohet plotësisht.

Pioli shpreson se Ibra do të nisë me stërvitjen në fillim të javës së ardhshme, për të qenë gati për derbin e fundjavës. Rikthim i rëndësishëm është edhe  ai i sulmuesit kroat Ante Rebic, i cili pritet të konfirmohet nëse do të luajë që nga minuta e parë apo do ta nisë nga pankina.

Fj.Ak/Fjala.al

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV