Ishin miq të ngushtë por tani nuk flasin më/ Ronaldo dhe Ramos përballen sot me njëri-tjetrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrëdhënia e Cristiano Ronaldos dhe Sergio Ramos ka pësuar krisje pavarësisht se ishin miq të ngushtë kur portugezi ishte pjesë e Real Madrid. Marrëdhënia e tyre u ftoh kur portugezi vendosi të kalonte tek Juventus në Itali.

Por për herë të parë që nga ajo datë, lojtarët do të jenë përballë njëri-tjetrit si kundërshtarë kur Portugalia të përballet me Spanjën në miqësoren e sotme në Lisbonë. Sulmuesi portugez vendosi të largohej nga Real Madrid por ende mbajti nivelin më të lartë të respektit në dhomën e zhveshjes, megjithatë mënyra në të cilën ai i ktheu shpinën Luka Modric kur kroati fitoi Topin e Artë në 2018 nuk u prit mirë nga ish-shokët e tij të skuadrës në “Santiago Bernabeu”.

Megjithatë, ka ende disa përjashtime, siç është rasti me Marcelo ku CR7 ruan ende marrëdhëniet më të mira.  Ronaldo dhe Ramos fituan aq shumë së bashku në Madrid dhe të mërkurën ata do të takohen përsëri para ndeshjes. Me siguri ata do të flasin dhe do të ndajnë përvoja me njëri tjetrin, por sapo të fillojë ndeshja ata të dy do të synojnë fitoren për kombin e tyre, njësoj siç ndodhi në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut, Kampionatin Evropian në Ukrainë dhe Poloni apo çdo miqësore tjetër midis Portugalisë dhe Spanjës .

Cristiano ishte i pranishëm në “El Classicon” e fundit në Bernabeu, por ai mbërriti kur ndeshjen gati kishte filluar dhe u largua disa minuta para fundit, çka nënkupton se ai nuk kishte kohë të zbriste në dhomën e zhveshjes dhe të shihte ish-shokët e tij të skuadrës. Los Blancos e fituan atë ndeshje 2-0 falë golave ​​të Vinicius Junior dhe Mariano Diaz.

E nëse Cristiano ka një marrëdhënie të ftohtë me disa nga ish-shokët e ekipit, nuk është e njëjta gjë me Presidentin e Real Madrid, Florentino Perez me të cilin ai ka një lidhje të veçantë.

Lexo edhe :  Real Madrid shpërfill Federatën: pa konferencë, pa stërvitje, pa darkë zyrtare!

Burimi:Marca

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Ndërprerja e energjisë, spanjollët dhe portugezët boshatisin supermarketet!

Paniku ka përfshirë qytetarët në Spanjë dhe Portugali, pasi ndërprerja masive e energjisë ka paralizuar të dyja shtetet, duke...

Arjan Curi vë bast në studio: “Nëse Amerika heq non gratën për lekë, atëherë…”

Për analistin Arjan Curi, kontrata e lobimit nga Partia Demokratike me vlerë 6 milion dollarë do të tregojë nëse SHBA i heq ‘non-gratat’ me...

Në vendngjarje u gjet ADN-ja, nis gjyqi për grabitjen e bizhuterive të Kim Kardashian

Një gjyq filloi sot në Paris për grabitjen e vitit 2016, në të cilën grabitës të armatosur lidhën Kim Kardashian në dhomën e saj...

BIRN: Premtimet elektorale shënojnë rekorde të reja absurditeti

Autostradat e Shqipërisë u transformuan këto ditë në vendreklamime masive të bixhozit politik, pasi nëpër billboard-et e reklamave u shfaqën premtimet elektorale të personalizuara...

Adriatik Lapaj takim në Kamëz: Këto s’janë zgjedhje, por referendum. Ta shembim sistemin!

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorët e Kamzës, ku ka prezantuar kandidatin në...

Lajme të tjera

Web TV