Varhelyi mbërrin në Tiranë, Kuvendi nis me fjalën e komisionerit

Komisioneri për Zgjerim , Oliver Varhelyi ka mbërritur në Kuvend. Ditën e sotme seanca parlamentare do të hapet me fjalimin e komisionerit evropian Varhelyi.

Varhelyi ka mbërritur në Tiranë për një vizitë zyrtare pas prezantimit të progres-raportit për Shqipërinë, të cilin do ia dorëzojë kryeministrit Edi Rama.

Pas fjalimit të komisionerit Kuvendi do të vijojë me pikat e tjera të rendit të ditës.

Axhenda e Komisionerit Varhelyi:

16:00 -Fjala përshëndetësë në Parlament

16:45 -Takim me organët e Vettingut

17:15 -Takim me Kryeministrin Edi Rama

18:00 -Konferencë për shtyp me Kryeministrin Rama

18:45 -Takim me Presidentin Ilir Meta

18:30 -Takim me kryetarin e PD-së Lulzim Basha/Jo.Be/Fjala.al