Meta: Qytetarët meritojnë zgjedhje të lira dhe demokratike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta thotë se pas protestave popullore në Kirgistan, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mori vendimin për anulimin e zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara së fundi në Kirgistan dhe vendosi përsëritjen e tyre në një kohë të afërt.

“Me këtë rast, dëshiroj të përshëndes popullin kirgiz për guximin e treguar në denoncimin e parregullsive masive, veçanërisht atë të blerjes së votave nga forca pranë pushtetit, si dhe në përballjen me cenimin e rëndë që ju bënë lirive e të drejtave themelore të tij, duke i mohuar të drejtën për zgjedhje të lira e demokratike”, shkruan Meta.

Ai thotë se qytetarët e Kirgistanit, si qytetarët e të gjitha vendeve të hapësirës së OSBE-së, meritojnë zgjedhje të lira e demokratike.

Ky mesazh i kreut të shtetit vjen në një kohë kur Meta i ka ashpërsuar tonet ndaj Kryeministrit Edi Rama, të cilin e ka paralajmëruar se do e ketë në çdo shesh të Shqipërisë në rast se prek të drejtën për zgjedhje të lira./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Nuk ka karta për të luajtur”/ Trump akuzon Zelensky-n si pengesë për paqe

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për qëndrimin e tij ndaj Krimesë, duke e...

U gjobitën nga BE me 700 milionë euro, Apple dhe Meta “bëjnë rezistencë”: E padrejtë

Bashkimi Evropian urdhëroi gjigandët e teknologjisë Apple dhe Meta që të paguajnë së bashkuë një shumë pre 700 milionë euro. BE lëshoi një gjobë prej...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane/ Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh!

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njëherazi kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste në Tiranë, deklaroi në një...

Kryeministri francez në telashe/ E bija boton librin ku rrëfen dhunën që pësoi në shkollë

Vajza e kryeministrit francez ka pohuar se është dhunuar në një shkollë dhe që babai i saj akuzohet se e ka injoruar gjatë kohës...

Spiropali në Kavajë e Rrogozhinë/ Zhvillim ekonomik dhe turizëm përmes anëtarësimit në BE

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Elisa Spiropali, së bashku me kandidatët Pandeli Majko, Ilva Gjuzi, Antonela Dedej dhe Eldi Çepeli, zhvilloi...

Lajme të tjera

Web TV