Raporti i BE-së për Shqipërinë: Progres në reforma, korrupsioni mbetet problem shqetësues

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i BE-së vlerëson, se Shqipëria ka përparim vendimtar drejt hapjes së negociatave. Komisioneri Várhelyi, e kushtëzoi hapjen zyrtare të negociatave të pranimit me bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese.

Lajmi i mirë vjen nga komisioneri i zgjerimit, Olivér Várhelyi. Ai e dha këtë lajm kur paraqiti në Bruksel, të martën ( 06.10) raportin vjetor për progresin në zbatimin e reformave themelore në vendet e Ballkanit Perëndimor, Paketën Vjetore të Zgjerimit dhe Planin Ekonomik dhe të Investimeve për Balllkanin Perëndimor, 2021-2027. “Shqipëria ka bërë tashmë një përparim vendimtar dhe është pranë përmbushjes së kushteve të vendosura nga Këshilli Europian lidhur me konferencën e parë ndërqeveritare, ” tha të martën komisioneri Várhelyi

Vendimin e Këshillit Europian në Mars të këtij viti për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, komisioneri Várhelyi, e sheh të lidhur me metodologjinë e re të zgjerimit.

“KE ka përforcuar politikën e zgjerimit në tri pista: metodologjinë që ꞔoi në vendimin e shteteve anëtare për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, gjë që tregon mbajtjen e premtimeve nga BE; angazhimin e vendeve partnere në BP për reforma të mëtejshme; mbështetjen për rimëkëmbjen ekonomike dhe konvergjencën e rajonit me BE, me anë të Planit Ekonomik dhe të Investimeve, që KE sapo ka miratuar,” theksoi Várhelyi.

Mesatarisht e përgatitur

Raporti e quan “politikën e besueshme të zgjerimit një investim gjeostrategjik për paqe, siguri dhe rritje ekonomike në gjithë Evropën, aq më tepër në kohën e rritjes së sfidave dhe ndarjeve globale”. “Perspektiva e vendosur dhe e bazuar në meritat e anëtarësimit të plotë të BP në BE është në vetë interesin politik, të sigurisë dhe ekonomisë të BE”, theksohet në raport.

Për Shqipërinë dhe Maqedonisë e Veriut, KE pret që konferencat e para ndërqeveritare të mblidhen sa më shpejt të jetë e mundur pas miratimit të kornizave negociuese nga Këshilli Europian. Komisioni i BE-së (KE) e vlerëson Shqipërinë të jetë mesatarisht e përgatitur për reformën e administratës së saj publike dhe sistemin gjyqësor.

“Rivlerësimi i përkohshëm i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve (procesi i vetingut) ka përparuar në mënyrë të qëndrueshme, duke vazhduar të prodhojë rezultate të prekshme, duke përmbushur kushtin për Konferencën e parë Ndërqeveritare. Deri tani janë përpunuar më shumë se 286 dosje, duke çuar në 62% shkarkime, kryesisht për çështje që lidhen me pasuri të pajustifikuara apo dorëheqje,” vë në dukje raporti i KE.

Lexo edhe :  E reja shqiptare gjendet e pajetë pranë një mbikalimi/ Bashkëshorti ngre alarmin

Komisioneri Olivér Várhelyi, e kushtëzoi hapjen zyrtare të negociatave të pranimit me bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese. Niveli i përgatitjes së Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit cilësohet ”i një farë niveli” dhe progresi “i mirë.”

“Dënimet përfundimtare për zyrtarë të nivelit të lartë mbeten të kufizuara. Organet e specializuara antikorrupsion të sapothemeluara (SPAK dhe Gjykatat kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) pritet ta forcojnë ndjeshëm kapacitetin e përgjithshëm për të hetuar dhe ndjekur penalisht korrupsionin. Në përgjithësi, korrupsioni mbetet i përhapur dhe është një shqetësim serioz, ” konstaton KE në raportin e tij.

Lufta kundër krimit të organizuar

Një kusht tjetër i plotësuar nga Shqipëria për konferencën e parë ndërqevetitare të BE është lufta kundër krimit të organizuar, ku ajo ka “një farë përparimi,” vërehet në raport. “Përpjekjet duhet të vazhdojnë për të siguruar rritjen e ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare, si dhe luftën kundër pastrimit të parave dhe konfiskimin e pasurive që burojnë nga krime e pasuri të tjera të pajustifikuara,” rekomandon KE.

Lidhur me të drejtat themelore të njeriut raporti i KE konstaton që Shqipëria është në përputhje me instrumentet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe ka zhvilluar kuadrin e saj ligjor në përputhje me standardet evropiane. Por për të drejtën e pronës, raporti i KE rekomandon që “të vazhdojnë përpjekjet për të çuar përpara procesin e regjistrimit dhe kompensimit të pronës”.

Me “një farë përgatitjeje e vlerëson raporti Shqipërisë edhe për të drejtën e shprehjes. Lidhur me paketën ligjore “Anti shpifje” raporti konstaton që “ndryshimet ligjore nuk janë në lartësinë e standardeve ndërkombëtare dhe parimeve të lirisë së medias dhe ngrenë shqetësime për rritjen e censurës dhe autocensurës dhe pengesat e mundshme ndaj lirisë së shprehjes në vend”. Raporti vëren që kjo paketë ligjore është duke u ripunuar nga maxhoranca qeverisëse sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, shkruan DW.

Lidhur me plotësimin e kritereve ekonomike KE konstaton që Shqipëria është mesatarisht e përgatitur për ekonominë funksionale të tregut. “Ende nuk e ka përmirësuar sigurinë ligjore për biznesin. Pandemia COVID-19 i ka përkeqësuar dobësitë strukturore dhe rënia ekonomike e shkaktuar prej saj ka eliminuar disa nga arritjet”, vëren KE./Re.GU/Fjala.al

Të fundit

‘Në 90’ shisja ndonjë pikturë, e blija biletë avioni’/ Rama rrëfen historinë në Londër

Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij të radhës “Flasim” ka treguar se shiste piktura në fillim të viteve ’90 për...

Shansi i turizmit dhe rreziku i “Golemizimit” në të gjithë bregdetin

Turizmi është shansi i madh i Shqipërisë. Pas vitit 2016, grushti i shtetit në Turqi dhe krizat politike në Egjipt apo Marok bënë që...

Po ndërtonte pa leje dy godina në Drimadhes, arrestohet 32-vjeçari nga Tirana

Një 32-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e policisë së Vlorës për ndërtim pa leje. Sipas Policisë ai po ndërtonte dy godina 1-katëshe...

Françeska dhe Xhovani. Një histori dashurie dhe mafie

Nga Francesco Gallo Që në ferrin e masakrave mafioze të viteve 1980, një histori dashurie lulëzoi midis dy magjistratëve heroikë dhe të martirizuar, si Francesca...

Dialogje të zgavërta

Ese nga Bujar Meholli Në kohën kur zhvillimi teknologjik po shkon drejt pikut të tij, gjinia njerëzore sikur po gëlltitet nga monstra që ka krijuar...

Lajme të tjera

Web TV