Zbulohen detaje tronditëse nga zhdukja e të rinjve në Malësinë e Madhe, ja çfarë i tha autori i dyshuar të vëllait

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje tronditëse janë zbuluar nga zhdukja e tre të rinjve në Malësinë e Madhe. Gazetari Senad Nikshiqi ka siguruar dëshmi të disa banorëve në fshatin Vrith, të cilët dyshojnë se Danjel Pepaj ka vrarë Vilson Çutajn dhe Klement Pepajn pas sherrit për parcelat e kanabisit.

Pas vrasjes së dy të rinjve, besohet se Danjel Pepaj ka telefonuar të vëllain i cili jeton në Itali, duke i treguar ngjarjen dhe duke i thënë se ‘njërin e kam qëlluar në ballë direkt, ndërsa tjetrin nuk e di nëse ka vdekur apo jo’. Vëllai i Danjelit dyshohet se i është përgjigjur duke i thënë ‘spostohu 30 metër dhe qëllo dhe veten se nuk ke çfarë të bësh më’.

Në linjën e dyshimeve mendohet se Pepaj ka zbritur nga mali dhe se ka shkuar në shtëpinë e tij dhe ka ndërruar rrobat. Më pas një person ka dyshime se e ka shoqëruar nga banesa deri në Zagorë. Aty Danjel Pepaj i ka kërkuar një tjetër personi që ta çojë me makinë drejt Kastratit në Malësinë e Madhe duke paguar një shumë më të madhe parash për këtë rrugëtim që nuk është e zakonshme. Që nga ky moment është e paqartë se ku ndodhet Danjel Pepaj i cili mësohet se ka thënë gjithashtu se “jam penduar që nuk kam qëlluar edhe vëllanë e Vilsonit se për ata dy nuk e kam problem”.

Danjel Pepaj dyshohet se në ndonjë banesë gjatë rrugës është mjekuar në rrugë popullore pasi ka patur dëmtime të konsiderueshme nga goditjet. Më pas ka përfunduar në Kastrat ndërsa nuk dihet nëse është ende aty apo është fshehur në ndonjë vend tjetër. Po ashtu nuk dihet nëse ai ndodhet ende në Shqipëri, apo ka kaluar në Malin e Zi.

Lexo edhe :  Raporti i KE: Shqipëria në vend të parë me perqindjen më të lartë të të paraburgosurve

Ndërsa gjithashtu banorët e fshatit Virth, mësohet se kanë thënë se Rrok Pepaj, babai i Danjel Pepaj është ngujuar në shtëpinë e tij pasi familja Çutaj i ka vendosur ultimatum për të treguar se çfarë ka ndodhur me fatin e trupave të djemve. Ky afat tashmë ka mbaruar para dy netësh dhe tashmë Rrok Pepaj ndodhet i ngujuar në në shtëpinë e tij. Deri para dy netësh familjet të gjitha bashkë në besë ndaj njëri-tjetrit kanë kërkuar për trupat, por tashmë ultimatum ka përfunduar. E ndërsa gjithashtu burimet nga fshati i të rinjve kanë deklaruar se kushërinjtë e Vilson Çutaj kanë ardhur nga jashtë Shqipërisë pas kësaj ngjarje të rëndë.

Policia e vendore e Shkodrës ka kërkuar nga ajri me dron përveç kërkimit fizik, por deri më tani nuk është gjetur asnjë nga trupat të cilët mendohen se janë vrarë. Ndërkohë nga ana tjetër banorë dhe familjarë janë penguar që të kërkojnë për trupat, pasi dyshohet se në territorin malor dyshohet se ka ende parcela me hashash./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV